I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, moderatori Eni Shehu u përball që në hyrje me “ngatërresën” e moderatores së programit, Rudna Magjistarit. Pak kohë më parë, Rudina Magjistari, ndërsa ftoi në studio juristen Eni Çobanin, ngatërroi pa dashje mbiemrin duke e prezantuar si Eni Shehu.
Pas këtij incidenti të vogël, moderatori Eni Shehu ka reaguar dhe ka treguar se mbiemri i vajzërisë së Eni Çobanit ka qenë Shehu. Këtë e ka zbuluar për shkak të një gabimi që ka ndodhur shumë kohë më parë kur rroga e juristes kishte kaluar në llogarinë e moderatorit.
“Në studion tonë prezantojmë Eni Çobabin (qesh), Eni Shehun. Më pëlqeu atëhere kur unë i thashë Eni Çobanit, Eni Shehu dhe ti zbulove që Eni Çobani e ka pasur mbiemrin e vajzërisë Shehu”, – i tha Rudina Enit, ndërsa ai rrëfeu se kjo kishte ndodhur rastësisht.
“Rastësisht e kam zbuluar këtu në Klan. Më kanë kaluar një herë rrogën e Eni Çobanit dhe shyqyr që nuk e harxhova, se nuk e di ku mund t’i gjeja lekët që t’ia rimbursoja. Nuk e vura re, sepse ishte shumë i shpejtë operacioni financiar, saqë ashtu siç erdhën, ashtu ikën lekët. Unë thjesht e mora vesh nëpër korridore.”– tregoi Eni Shehu.