Kefalonia , Ithaca dhe Zakynthos në Greqi janë në vorbullën e ciklonit, i cili goditi brigjet e Jonit gjatë natës, ashtu sikurse ishte paralajmëruar.
Në zonat e prekura ka ndërprerje te energjisë elektrike, rrëzim të pemëve dhe përmbytje.
Kryetari i bashkisë së Zakynthos tha se pjesa më e madhe e ishullit nuk ka energji elektrike.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=9&v=LVwULcXMqSM&feature=emb_logo
Në Itakë, kryetari i bashkisë së ishullit, Dionysis Stanitsas, tha se po përpiqen për të shpëtuar anije në portin e Vathi.
Zëvendësguvernatori i Kefalonias, Stavros Travlos, foli për shi të rrëmbyeshëm, erë të fortë dhe dëmtime të shkaktuara nga përmbytjet.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=bjnEa5QeCFw