Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Morinë, mëngjesin e sotëm. Një 35-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi mjeti që drejtonte ka dalë nga rruga.
“Në afërsi të fshatit Ndërfushaz – Mirditë, drejtuesi i mjetit tip ‘Volkswagen’, shtetasi Gersi Nikolli 35 vjeç, ka humb kontrollin duke dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.