Për shoferët që nuk respektojnë rregullat e Kodit Rrugor ka një lajm të keq. Kodi ka ashpërsuar masat e reja të cilat do ti kalojë në Kuvend për ta shqyrtuar.
Në këtë draft janë paraqitur një sërë ndryshimesh të cilat do të rrisin masën e gjobave për disa shkelje të rënda, siç janë tejkalimi i shpejtësisë, përdorimi i telefonit në makinë, rripi i sigurimit e shumë të tjera.
Gjithashtu edhe për marmitat e modifikuara do të vendoset gjobë deri në 40 mijë lekë dhe deri në heqje të tyre nga mjetet. Ko është një masë për të ulur sa më shumë ndotjen akustike. Kush humbet të 20 pikët nga patenta si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, shoferi i kthehet autoshkollës për një kurs një javor dhe në fund jep provimin për marrjen sërish të patentës.
Kushdo që qarkullojnë me mjetet të blinduara pa leje do të gjobiten nga 100 mijë -200 mijë si dhe do u konfiskohet mjeti. E njëjta masë vlen edhe për ata që zotërojnë mjetin e blinduar me autorizim, por ia japin ta drejtojë një person i paautorizuar.
“Kushdo që qarkullon me një mjet të blinduar, për të cilin mungon autorizimi i lëshuar nga organi kompetent, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga njëqind mijë deri në dyqind mijë lekë dhe zbatohet masa administrative plotësuese e konfiskimit administrativ të mjetit. Të njëjtat masa zbatohen ndaj zotëruesit të mjetit nëse ky i beson mjetin një drejtuesi të paautorizuar”, thuhet në Kodin Rrugor.
NDRYSHIMET
Drejtimi i makinës pa patentë
ËSHTË
- Cilido, që drejton një mjet me lejedrejtimi apo me certifikatë
të aftësisë profesionale që i ka kaluar afati i vlefshmërisë, dënohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
Për këto shkelje zbatohet edhe masa administrative plotësuese e
tërheqjes së lejedrejtimit.
PROPOZOHET
Neni 10
Në nenin 124, në pikën 11, fjalët “deri në dyzet mijë lekë” zëvendësohen me “deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë”.
Humbja e të 20 pikëve në patentë
ËSHTË
- Me humbjen totale të pikëve, mbajtësi i lejedrejtimit duhet t’i nënshtrohet një provimi të kualifikimit teknik të përmendur në nenin 128 të këtij Kodi.
Të njëjtit provim duhet t’i nënshtrohet mbajtësi i lejedrejtimit, i cili pas njoftimit të shkeljes së parë, që përfshin një humbje prej të paktën pesë pikësh, kryen edhe dy shkelje të tjera.
brenda dymbëdhjetë muajve nga data e shkeljes së parë, që kanë të
bëjnë me shkurtim të paktën prej pesë pikësh secila.
Në rast se mbajtësi i lejedrejtimit nuk fiton provimin e kualifikimit brenda
tridhjetë ditëve nga data kur i lind ky detyrim, organi epror i agjentit verifikues me t’u njoftuar nga regjistri kombëtar, procedon për tërheqjen dhe ruajtjen e dokumentit të lejedrejtimit.
Kur mbajtësi i lejedrejtimit fiton provimin e kualifikimit, sasia e pikëve, e shënuar në regjistrin kombëtar të personave të aftësuar për drejtimin e mjeteve, i shkon në njëzet pikë dhe i kthehet leja e drejtimit të pezulluar
PROPOZOHET
Me humbjen totale të pikëve, mbajtësi i lejedrejtimit ndjek një kurs një javor pranë autoshkollave të licencuara. Në përfundim të këtij kursi, drejtuesi i mjetit i nënshtrohet provimit të kualifikimit teknik, sipas nenit 128 të këtij Kodi dhe akteve të tjera normative në fuqi.
Qarkullimi me targa të huaja
ËSHTË
- Automjetet, motomjetet dhe rimorkiot e regjistruara në një
shtet të huaj dhe që i kanë kryer formalitetet doganore, kur këto janë të parashikuara, lejohet të qarkullojnë në Shqipëri për një periudhë maksimale njëvjeçare, në bazë të dokumenteve të regjistrimit të shtetit të origjinës dhe lejes ndërkombëtare të qarkullimit.
- Cilido që shkel dispozitat e pikës 1, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.
PROPOZOHET
- Automjetet, motomjetet dhe rimorkiot e regjistruara në një
shtet të huaj dhe që i kanë kryer formalitetet doganore, kur këto janë të parashikuara, lejohet të qarkullojnë në Shqipëri për një periudhë maksimale njëvjeçare, në bazë të dokumenteve të regjistrimit të shtetit të origjinës dhe lejes ndërkombëtare të qarkullimit.
- Cilido që shkel dispozitat e pikës 1, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë “si dhe zbatohet masa administrative plotësuese e konfiskimit të mjetit”.
Tejkalimi i shpejtësisë lejuar më shumë se 10 deri në 20 km/h
ËSHTË
- Cilido, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 10
km/orë dhe jo me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë
administrative, me gjobë nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë.
PROPOZOHET
“8. Kushdo që tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me më shumë se 10 km/orë dhe jo më shumë se 30 km/orë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga dy mijë deri në katër mijë lekë”.
Tejkalimi i shpejtësisë lejuar më shumë se 40km/h
ISHTE
- Cilido, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20
km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga pesë mijë
deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga deri në 3 muaj. Në qoftë se shkelja është kryer nga një drejtues mjeti, që e zotëron lejedrejtimin prej më pak se 3 vjetësh, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për 3 deri në 6 muaj.
PROPOZOHET
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
“9. Kushdo tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me më shumë se 30 km/orë por jo më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 20 km/orë, por jo më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkelje, aplikohet edhe masa administrative shtesë e pezullimit të lejes së drejtimit nga një deri në tre muaj, si dhe i heqjes së tre pikëve.
Përsëritja e shkeljes së tejkalimit të shpejtësisë brenda një viti
ËSHTË
- Kur zotëruesi i një lejedrejtimi përsërit brenda një viti shkeljen e parashikuar në pikën 9, merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 4 deri në 12 muaj.
PROPOZOHET
“12. Kur zotëruesi i lejedrejtimit, në një periudhë dy vjeçare, ka kryer shkelje të mëtejshme të paragrafit 9 dhe 9/1, lejedrejtimi ose i certifikata e aftësisë profesionale pezullohen nga tetë deri në tetëmbëdhjetë muaj.
Shtohet pika nr.13
“13. Zotëruesi i lejedrejtimit shqiptar, i cili në tri vitet e para të marrjes së lejedrejtimit tejkalon limitet e shpejtësisë së mjeteve të përcaktuara në këtë nen, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, në dyfishin e vlerës së parashikuar në paragrafët e këtij neni. Shkelja e mësipërme përveç masës administrative me gjobë ndëshkohet edhe me masën plotësuese të pezullimit të lejedrejtimit për dyfishin e afatit të parashikuar në këtë nen të këtij Kodi”.
Shkelja e përparësisë
ËSHTË
- Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë
administrative, me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.
PROPOZOHET
- Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë
administrative, me gjobë nga 5 mijë deri në 8 mijë lekë.
Shtohet pika nr.12
- Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë
administrative, me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.
Parakalimi i gabuar
ËSHTË
- Cilido që nuk zbaton ndalimet e parakalimit, sipas pikave 9,
10, 11, 12 dhe 13 të këtij neni ndëshkohet me masë administrative
me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë. Kur nuk zbatohen ndalimet e parakalimit, sipas pikës 14 të këtij neni, masa administrative është me gjobë nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë. Kur i njëjti subjekt kryen një nga shkeljet e përmendura në këtë pikë të paktën dy herë, në një periudhë prej dy vjetësh, në shkeljen e fundit merret masa administrative plotësuese për pezullimin e lejedrejtimit nga 3 në 6 muaj, ose nga 6 deri në 12 muaj, në rastin e ndalimit sipas pikës 14
PROPOZOHET
“16. Kushdo që nuk zbaton ndalimet e parakalimit, sipas pikave 9, 10, 11, 12 dhe 13 të këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga pesë mijë deri në dhjetë mijë lekë.
Kur nuk zbatohen ndalimet e parakalimit, sipas pikës 14 të këtij neni, masa administrative është me gjobë, nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë.
Kushdo që konstatohet me këtë shkelje dy herë brenda të njëjtit vit, ndëshkohet me dyfishin e masës së parashikuar në paragrafin 16 dhe i pezullohet leja e drejtimit për një muaj.”
Pas pikës 16, shtohet pika 17 me këtë përmbajtje:
“17. Në rast të verifikimit të një aksidenti me dëme materiale ku është identifikuar si shkelje parakalimi i gabuar, drejtuesi i mjetit fajtor për këtë shkelje ndëshkohet përveç masës administrative me gjobë sipas pikës 16, edhe me heqjen e 3 pikëve”.
Përdorimi i kaskës për drejtuesit e motorçikletave
ËSHTË
- Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë
administrative, me gjobë nga pesëqind deri në një mijë e pesëqind
lekë. Kur shkeljen e kryen një pasagjer me moshë jomadhore,
përgjegjësinë e mban drejtuesi i mjetit.
PROPOZOHET
- Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë
administrative, me gjobë nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë. Kur shkeljen e kryen një pasagjer me moshë jomadhore,
përgjegjësinë e mban drejtuesi i mjetit.
Shtohet
“5. Drejtuesi i motomjeteve është i detyruar të bëhet i dallueshëm në trafik gjysmë ore pas perëndimit të diellit deri gjysmë ore para lindjes së diellit, duke mbajtur një jelek fosforeshent, karakteristikat e të cilit përcaktohen me udhëzim të ministrit për transportin.
Kushdo që nuk zbaton këtë detyrim ndëshkohet më masë administrative me gjobë, nga një mijë deri tre mijë lekë”.
Qarkullimi pa vendosur rripin e sigurimit
ËSHTË
8.Cilido që, ndonëse e përdor rripin e sigurisë, ndryshon a pengon
funksionimin normal të tij, ose e zëvendëson me një tip të
pahomologuar për mjetin ku është vendosur, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë.
PROPOZOHET
“8. Kushdo nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Drejtuesi i mjetit ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga një mijë deri në tremijë lekë, nëse konstatohet se në mjetin që ai drejton ka pasagjerë që nuk kanë vendosur rripin e sigurimit.
Përdorimi i celularit në timon
ËSHTË
- Është e ndaluar që drejtuesi i mjetit të përdorë gjatë lëvizjes aparatura radiotelefonike ose kufje zanore, me përjashtim të drejtuesve të mjeteve të Forcave të Armatosura dhe të policisë, si dhe të drejtuesve të caktuar për transportin e njerëzve për llogari të të tretëve.
Lejohet përdorimi i aparaturave zanore që nuk kërkojnë përdorimin e duarve për funksionimin e tyre.
- Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë
administrative, me gjobë nga pesëqind deri në një mijë e pesëqind
lekë.
PROPOZOHET
- Pika 2 ndryshohet me këtë përmbajtje:
“2. Është e ndaluar që drejtuesi i mjetit të përdorë gjatë lëvizjes mjete teknologjike të komunikimit dhe ndërveprimit, si aparatura radiotelefonike apo celulare, kufje zanore, me përjashtim të drejtuesve të mjeteve të Forcave të Armatosura dhe të policisë. Përdorimi i pajisjeve pa kufje ose kufje lejohet për sa kohë që drejtuesi i mjetit ka aftësi të përshtatshme dëgjimi në të dy veshët, të cilat nuk kërkojnë përdorimin e duarve për funksionimin e tyre”.
- Në pikë 3, fjalët “nga pesëqind deri në një mijë e pesëqind lekë” zëvendësohen me fjalët “nga pesëmijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë”.
- Pas pikës 3, shtohet pika 4 me përmbajtjen si më poshtë:
“4. Në raste të përsëritjes së shkeljes së mësipërme 3 herë brenda të njëjtit vit, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit 3 muaj dhe i hiqen 10 pikë”.