Projekti i fundit muzikor që ka sjellë në treg këngëtarja Aurela Gace, i titulluar “Lento Lento” u kritikua pa fund.
Gazetari Aleksandër Çipa shprehu zhgënjimin e tij teksa vlerësonte këngëtaren shqiptare si një artiste të përmasave të mëdha, por që me këngën e fundit, sipas tij, ka rënë në varfërinë e së thjeshtës pa përmbajtje dhe me zhargon limpenik fjalësh.
Ndonëse nuk është replikë publike, Aurela ka zbuluar ndryshimin për të sjellë këtë këngë në një intervistë për emisionin “Rudina” duke thënë: ” Unë e kisha për vete nevojë shpirtërore që të vija me gëzim, të vija me ngjyra, siç e shikon dhe sot me ngjyra, është shumë e nevojshme. Domethënë edhe kur ulem në kafe me miqtë dhe kur fillojnë menjëherë bisedat me oh.. them stop, nuk dua fare të dëgjoj asnjë bisedë të tillë. Çfarë ka ndonjë bisedë që të qeshim, të argëtohemi, të flasim për gjëra të bukura sepse seriozisht kjo është një ngarkesë emocionale për të gjithë. Unë kam qarë boll nëpër këngë, kisha nevojë të qeshja, të kërceja, të sillja dritë.”