Kandidati republikan për president të SHBA, Donald Trump ka akuzuar rivalen e tij në këtë garë, Hillary Clinton se kishte konsumuar drogë përpara debatit të tyre të shkuar televiziv, duke kërkuar që përpara debatit të ardhshëm që është edhe i fundit, të dy t’i nënshtrohen testit të drogës.
Sipas republikanit, gara presidenciale po ngjante çdo ditë e më shumë si e manipuluar.
Komentet e Trump vijnë në një kohë që publikimi i disa regjistrimeve të vjetra e ka vendosur miliarderin përpara kritikave për sjellje të papërshtatshme me femrat.
Sondazhet tregojnë se Trump po humb çdo ditë e më shumë terren përballë rivales së tij.