Ish-deputetit demokrat, Luciano Boçi, ka denoncuar mashtrimin e radhës së kryeministrit Rama për rritjen e pagave të mësuesve, që më shumë është një tentativë në prag të fushatës elektorale për ti joshur politikisht.
Ndërkohë Boçi ka renditur të gjitha mashtrimet e Ramës, si dhe emërimet partiake në arsim.
‘Mashtruesi i mësuesve
Ka 8 vite që mashtruesi KM vërtitet në takime të stisura me mësuesit dhe përsërit të njëjtin refren:
“Do të rrisim pagat për mësuesit”.
Do t’i rrisim sot, do t’i rrisim mot, do t’i rrisim mot mot. Dhe në fund asgjë!
Mashtron e s’ka turp. Mashtron dhe krenohet që mashtron. Madje ajo që ka ndodhur këto vite është krejt e kundërta:
– U hoqi shpërblimin e festave të fundvitit dhe pagën e 13-të.
– Nuk ka indeksuar prej 8 vitesh inflacionin (6-9% i 2019 ishte hi syve dhe nuk mjafton as për indeksimin) dhe i ka detyruar të kryejnë shpenzime suplementare për kualifikimet, mësimin online e mjete mësimore.
– U ka ulur pagën reale, me shtimet e shpenzimeve për çmimet e rritura për energjinë, ujin dhe produktet bazike të shportës. Sot një mësues ble më pak produkte se në 2013.
Krahas kësaj, i mashtroi dhe njëherë ata dhe opinionin, duke u thënë se do t’i nxjerrë nga kthetrat e politikës!Domethënë nga kthetrat e veta. A mund ta besojnë shqiptarët këtë, kur në dosjet 339 dhe 184 kanë dëgjuar me veshët e tyre se si kërcënohen mësuesit me vendin e punës, nëse nuk votojnë për PS?!
Ndërkohë, po ky mashtrues e kërcënues:
– Ka 7 vite që mban drejtorë politikë të komanduar në pjesën dërmuese të shkollave dhe tani me shkollën e Partisë së drejtorëve, synon t’i pushtojë të gjitha.
– Ka 7 vite që i trysnon me vendin e punës mësuesit, për vota.
– Ka 7 vite që i ndan në t? majtë e të djathtë, duke instaluar hakmarrjen e ulët ndaj “armiqve” politikë.
Sesi e ka ndërtuar skemën e futjes në kthetrat e politikës të mësuesve ky mashtrues serial, mjafton të sjellëkëtu shembullin e Tropojës, të denoncuar nga një qytetar.
Ja disa nga emërimet 2013-2019, merita e vetme e të cilëve është “kthetra e politikës”:
– Bedri Hyka, emërohet drejtor i shkollës Shipshan ne shtator 2015, komisioner për PS e Rexh Biberin.
– Abedin Kërrnaja, emërohet drejtor në shkollën e mesme Llugaj, pas 2013, komisioner i PS.
– Bujar Hajdarmataj, emërohet drejtor në shkollën e mesme Hoxhë Zogi Zogaj, komisioner i PS.
– Muhamet Vatoci, pas 2013 emërohet drejtor në gjimnazin Asim Vokshi, kryetar komisioni në q.v. 0441, qytet.
– Drita Elezi, kryetare e komisionit për PS, emërohet drejtoreshë në shkollën Tropojë.
– Shote Basha, emërohet drejtoreshë në një shkollë të mesme, numëruese e partisë. Aktualisht dhe drejtoreshë edhe kryetare e këshillit bashkiak për Ps.
Mashtrimeve të Ramës u ka dalë boja dhe vulën e humbjes e ka të shkruar në ballë’, shkruan Boçi.