• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Torta e Rindërtimit”/ Qeveria “kënaq” fituesit e përhershëm me kontrata miliona euro (Lista)

21:54 : 05/09/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Qeveria “Rama” ka gjetur një “zgjidhje” për të kënaqur pjesën më të madhe të kompanive që kanë fituar kontrata publike gjatë mandatit të saj, duke u dhënë nga një kontratë miliona-euroshe në kuadër të procesit të Rindërtimit, pas dëmtimeve të tërmetit të 26 Nëntorit.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili u ngarkua për të menaxhuar pjesën e luanit të fondit për ndërtimit dhe rikonstruksionin e godinave publike të dëmtuara nga lëkundjet sizmike, ka publikuar së fundmi rezultatet e një seri të gjatë tenderash, me vlerë disa dhjetra miliona euro.

Nga të dhënat e publikuara prej Agjencisë së Prokurimit Publik rezultojnë të paktën dy të dhëna interesante;

– E para, të gjitha kompanitë kanë fituar vetëm nga një tender;

Lexo edhe:

No Content Available

– E dyta, vlera e tenderave të fituara nga secila prej tyre është e përafërt dhe, në përgjithësi, varion nga 150 milionë deri në 250 milionë lekë të reja pa TVSH.

Megjithatë, ka disa kompani që kanë fituar kontrata me vlerë më të lartë se mesatarja e përgjithshme.

“Boldnews.al” ka konsultuar të dhënat zyrtare dhe ka hartuar dy lista, ku në njërën janë renditur kompanitë kryesore të cilat kanë fituar si operator i vetëm, ndërsa në tjetrën, ku janë paraqitur si bashkim operatorësh.

Operatorët e vetëm

Kompania “Gener 2” e biznesmenit Bashkim Ulaj rezulton që ka fituar kontratën me vlerë më të madhe, deri tani, për procesin e rindërtimit, me vlerë 576 milionë lekë të reja.

Pas saj vjen “4 A-M”, një shoqëri që gjatë viteve të fundit ka shënuar një rritje të ndjeshme në kontratat e fituara nga autoritetet shtetërore për punë publike.

Më tej renditet “Geci” shpk, e biznesmenit Ramë Geci, pronar, ndër të tjera, edhe i hotel “Tirana” (15-katëshit), si edhe investitor i një godine 30-katëshe në qendër të Tiranës.

Lista e kompanive që kanë fituar kontrata mbi 1 milion euro si operator të vetëm vijon me kompanitë “Gjoka Konstruksion”, “Agi Kons”, “Alb-Star”, “Gjikuria” dhe “Trema Engineering 2”.

Bashkimi operatorësh

“GPG” shpk e biznesmenit Paqsor Buzi është kompania kryesore që ka fituar kontratën më të madhe si bashkim operatorësh në tenderat e zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në kuadër të procesit të Rindërtimit. Vlera e kontratës është 323 milionë lekë të reja.

Në vend të dytë renditet një bashkim operatorësh, i drejtuar nga kompania “Fusha” shpk, kontraktorin më të madh të Bashkisë së Tiranës.

Kjo listë vijon me kompaninë “Colombo”, e cila ka rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit numrin e kontratave me entet shtetërore për punë publike.

Më tej, gjenden bashkimet e operatorëve të udhëhequr nga kompania “Curri”, “Euro-Alb”, shoqëria “2T” me pronar Artan Sako, vëllain e Komandantit të Gardës së Republikës, Gramoz Sako

Në vijim, kontrata në formën e bashkim operatorësh kanë fituar edhe disa kompani të tjera, të përmendura gjerësisht në publik;

– “Vëllezërit Hysa”, të cilët menaxhojnë pjesën më të madhe të punëve publike në qarkun e Elbasanit. Kjo kompani ishte pjesë e hetimeve për rrugën “Elbasan-Gjinar”, për të cilën prokuroria nuk arriti të finalizonte çështjen në gjykatë.

– “Alb Building”, e cila ka fituar, ndër të tjera, kontratën për ndërtimin e “by-pass-it” të Fierit dhe Bulevardit të ri në Tiranë.

– “Salillari”, kompani e cila fitoi tenderin 20 milionë euro për ndërtimin e dy kilometrave rrugë fushore në aksin “Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja”, në kuadër të Unazës së Re të Tiranës.

– Një kontratë rindërtimi ka fituar edhe bashkimi i operatorëve, i udhëhequr nga “Dajti Park 2007”, kompani e themeluar nga administratori i Njësisë Dajt, Kujtim Qefalia dhe e drejtuar prej vëllait të tij, Lulzim Qefalia. Vëllai i tretë i tyre është deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia.

– “Biba X”, kompani e cila ishte pjesë e fituesve të parë të tenderit për Unazën e Re, procedurë që u anulua pas shpërthimit të skandalit ‘DH-Albania”.

– Lista vijon me bashkimin e operatorëve të udhëhequr nga “Kevin Konstruksion”, si edhe nga shoqëria me seli në Lushnje, “Llazo” shpk.

Një kontratë me vlerë më të vogël se të parat ka fituar edhe bashkimi i operatorëve, i drejtuar nga “R&T” shpk.

Etiketa: rama boldnews host domain investigim

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Pas marrëveshjes mes dy vende, reagon Izraeli: Vendosja e ambasadës së Kosovës dhe Serbisë në Jerusalem, hap drejt paqes

TË GJITHA

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

17:59 : 08/06/2025

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025

1 muaj në ndjekje të vëllezërve Papa/ Andrew Bode ndërroi rrobat pas vrasjes, “Audit” i ndryshuan targat

16:46 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com