• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

‘Lufta’ në Egje/ Nxehen gjakrat, rusët ju bashkohen turqve, tani pritet …

16:08 : 04/09/2020
në BOTA, RAJONI

Flota e Moskës do të angazhohet në një seri stërvitjesh ushtarake në zonën lindore të Mesdheut, ku ndodhen aktualisht anijet e Ankarasë. Në ‘Mare Nostrum’ ka tashmë grekë, qipriotë, francezë, italianë dhe amerikanë.

‘Rusët po vijnë’, thonë turqit, që me fjalë të tjera do të thotë ‘po vijnë tanët’, duke pasur parasysh lidhjet strategjike që bashkojnë Ankaranë me Moskën

Zyrtarisht ardhja e rusëve është për stërvitje ushtarake detare, teksa deri para pak ditësh Greqia kreu manovra me francezët, italianët, amerikanët. Skenari, në situatën aktuale i fryn edhe më shumë zjarrit të konflikteve edhe më të nxehta në Mesdhe, deri edhe pse jo luftës. Sipas Ankarasë zyrtare, stërvitjet ushtarake do të zhvillohen duke filluar nga data 8 shtator.

Njoftimi vjen pasi Shtetet e Bashkuara thanë se po hiqnin pjesërisht një embargo armësh ndaj Qipros, e cila ka zgjatur 33 vjet.

Turqia dhe Rusia kanë disa vite që kanë forcuar lidhjet e tyre politike, ekonomike dhe madje edhe ushtarake.

Lexo edhe:

Tensioni Turqi-Greqi/ Ndërhyn NATO! Ja çfarë u vendos pas diskutimeve

Zgjerimi në det me 12 milje/ Turqia ‘kërcënon’ Greqinë: Ky është shkak për luftë, presim drejtësi

Në Siri ata po koordinojnë ngushtë praninë e tyre ushtarake në brezin verior të populluar nga kurdët, megjithëse me pikëpamje të ndryshme mbi praninë në pushtet të Presidentit Bashar el Assad. Kohët e fundit, pavarësisht kundërshtimeve të SHBA-së, Ankaraja bleu nga Moska raketat S-400 dhe u ka dhënë dritën jeshile inxhinierëve rusë për të ndërtuar një termocentral në brigjet e saj jugore.

Njoftimi gjithashtu vjen në një kohë fërkimesh të mëdha midis Turqisë dhe Greqisë. E para mbështetet nga rusët, ndërsa e dyta mbështetet ushtarakisht nga francezët. Ditët e fundit, Italia ka kryer stërvitje detare si në frontin grek, ashtu edhe në atë turk, me anije të ndryshme. Gjermania me diplomacinë e saj duket se më shumë mbështet Ankaranë, megjithëse edhe ‘duke i tërhequr veshin’.

Athina dhe Ankaraja kanë acaruar marrëdhëniet e tyre asnjëherë të qeta, qëkurse Turqia nisi një ekspeditë kërkimi gazi natyror në brendësi të ujërave detare greke me anijen Oruci Reis, gjë të cilën Greqia e cilësoi shkelje të sovranitetit.

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar, ish Shefi i Shtabit, tha se “Nëse hiqni embargon dhe përpiqeni të prishni ekuilibrin, kjo do të çojë në luftë, jo në paqe”.

Ambasadorja e SHBA-së në Qipro, Judith Garber, iu përgjigj kritikave turke duke deklaruar se heqja e embargos nuk ka asnjë lidhje me Turqinë, të cilën e përcaktoi si “një partner dhe aleat i vlefshëm”.

Vendimi rus për të filluar dy stërvitje të gjata ushtarake ka synime të qarta, të konsolidojë praninë e saj të konsiderueshme në Mesdheun Lindor, duke kryer rregullisht manovra detare. Por njoftimi i bërë nga Turqia tingëllon si një mesazh i aleancës mes dy vendeve, me synimin për të mbetur një lojtar i rëndësishëm rajonal në një tabelë vendore shahu.

Etiketa: rajoni bota boldnews host domain

Lajme të lidhura

BOTA

Tensioni Turqi-Greqi/ Ndërhyn NATO! Ja çfarë u vendos pas diskutimeve

19:21 : 03/09/2020
BOTA

Zgjerimi në det me 12 milje/ Turqia ‘kërcënon’ Greqinë: Ky është shkak për luftë, presim drejtësi

12:21 : 29/08/2020
BOTA

Tensionohet situata Turqi-Greqi/ Avionët F-16 turq ngrihen në ajër pas provokimit grek! Ja çfarë ndodhi

08:43 : 29/08/2020
Para

Covid 19/ Bilanc tragjik! 5 persona humbën jetën në 24 orët e fundit në Shqipëri

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com