Një zjarr ka përfshirë kodrat e fshatit “Jeta e re” në njësinë administrative Fier- Shegan, në bashkinë e Lushnjes.
Raportohet se deri më tani është djegur një sipërfaqe bimore mbi 5 ha.
Forcat zjarrfikëse janë në vendngjarje për të shuar flakët.
Zjarret në këtë zonë janë të përsëritura, 2-3 herë në vit dhe sipas banorëve, janë të qëllimta.