• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FMN analizon reformat për stabilitetin fiskal: Shqipëria nuk ka kapacitet për monitorimin e PPP-ve

08:12 : 02/09/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha për të hartuar rregullore dhe ligje që e forcojnë transparencën dhe minimizojnë rrezikun fiskal për financat publike, por nuk i ka kapacitetet teknike dhe burimet njerëzore të mjaftueshme për ti zbatuar ato, analizoi Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Institucion ky, i cili që pas vitit 2013 ishte financuesi dhe konsulenti kryesor i qeverisë shqiptare në drejtim të kryerjes së reformave me qëllim forcimin e monitorimit të buxhetit sidomos në parandalimin e krijimit të detyrimeve të prapambetura dhe amortizimit të rreziqeve fiskale.

Rreth 6  vite më vonë nga zbatimi i programit, Fondi analizoi se, Shqipëria bëri përpjekje në drejtim të përmirësimit të praktikave transparencës fiskale në kontekstin e një programi të mbështetur nga FMN gjatë viteve 2014–17, por zbatimi i këtyre nuk ka rezultuar në përmirësime të qëndrueshme, veçanërisht në analizimin dhe menaxhimin e rrezikut fiskal.

FMN njoftoi se nga pikëpamja zyrtare, Shqipëria dhe Rumania kanë zbatuar numrin më të madh të masave strukturore në drejtim të transparencës, por reformat nën programin e mbështetur nga FMN nuk kanë dhwnw rezultatet për të cilat shpresohej. Ndërsa reformat  ofruan një pikënisje të mirë për ndryshimin e menaxhimit të financave publike, praktikat para-ekzistuese mbijetuan sidomos në drejtim të krijimit të transparencës.

Mungon analiza për rreziqet fiskale

Lexo edhe:

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

Fondi analizon se, përvoja e Shqipërisë tregon se në mungesë të kapacitetit teknik dhe burimeve të afta njerëzore, qëllimet e programit nuk u përmbushën.

Një njësi e re për monitorimin e rrezikut fiskal është krijuar në Ministrinë e Financave në 2016, por njësisë i ka munguar kapaciteti dhe autoriteti i mjaftueshëm për të vlerësuar rreziqet fiskale.

Në raportimet vjetore për buxhetin është përfshirë një kapitull i shkurtër mbi rreziqet fiskale, por drejtoria ende nuk ka publikuar një raport gjithëpërfshirës dhe të thelluar për rreziqet fiskale.

Borxhet e prapambetura u rikthyen

Në vitin 2013 u identifikuan borxhe të fshehura të qeverisë qendrore në (rreth 5 për qind e PBB-së), të cilat u pastruan brenda dy viteve, në një proces që u përfshinë edhe auditorët e huaj. Por pavarësisht reformave për parandalimin e tyre, që synuan ndryshimin e disa ligjeve dhe rregulloreve, detyrimet e prapambetura janë rikthyer, duke arritur 1.9 për qind të PBB-së në mes të vitit 2019. Stafi i FMN-së u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të krijojnë një sistem për pagesa automatike nga thesari për kërkesat e vlefshme të rimbursimit të TVSH-së ose me një buxhet brenda Drejtorisë së Përgjithshme të tatimeve dedikuar rimbursimeve.

PPP rrezik, Financat nuk kanë kapacitete t’i monitorojnë

Për të zbutur rreziqet nga kontratat koncesionare PPP, Ligji Organik i Buxhetit u ndryshua në qershor 2016 për të integruar monitorimin e PPP-ve në procesin buxhetor dhe për të vendosur një tavan për pagesat direkte ndaj PPP-ve në 5 për qind te të ardhurave nga taksat e vitit të mëparshëm.

FMN vëren se qeveria nuk i dha Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë një rol të qartë për të kufizuar kostot financiare dhe rreziqet deri në vitin 2019. Për më tepër, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ende informacion të pamjaftueshëm për disa projekte PPP dhe ka kapacitet të kufizuar për vlerësimin dhe monitorimin e këtyre kostove dhe rreziqeve.

Pushteti lokal, rreziku fiskal në rënie

Pas zgjedhjeve lokale në mes të vitit 2015, reforma  territoriale konsolidoi numrin e njësive të pushtetit vendor nga më shumë se 300 në 61 njësi. Reforma përfshiu gjithashtu decentralizim fiskal dhe ofroi më shumë siguri ligjore mbi transfertat drejt qeverive lokale duke vendosur një kufi me rreth 1% të PBB-së.

Një ligji i ri për financat vendore është miratuar, në të cilin adresohet përmirësimi i rreziqeve fiskale dhe llogaridhënia, por zbatimi i tij është ende në një fazë të hershme dhe nuk ka prodhuar progres. Megjithatë FMN vlerëson se rreziku fiskal nga pushteti lokal është në rënie.

 Korporatat publike, arkëtimet janë rritur por borxhet mbeten të larta

Qeveria shqiptare zbatoi një sërë reformash në sektorin e energjisë elektrike, i cili është kryesisht pronë e shtetit dhe ka qenë një burim madhor i rreziqeve fiskale. FMN vlerëson se sektori publik i energjisë uli ndjeshëm humbjet e energjisë elektrike (nga 45 për qind në 2013 në 23 për qind në 2018)  nga rritja e arkëtimeve të faturave.

Një ligj i ri për sektorin e energjisë u miratua në maj të 2015 për të reformuar strukturën e tregut dhe për të hequr gradualisht përdoruesit nga sistemi i rregulluar tarifor. Sidoqoftë, FMN vlerëson se reformat janë zbatuar vetëm pjesërisht me pak progres gjatë vitit 2019. Për më tepër, sektori i energjisë elektrike vijon të ketë borxhe të prapambetura dhe po lufton për të përballuar vitet e thatësirës kur prodhimi nga hidrocentralet bie.

(Monitor.al)

Lajme të lidhura

SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
SPORT

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
Para

Ndahet nga jeta mjeku i njohur

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com