• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shporta e Bebes/ Veliaj, tender 400 mijë euro për “opozitarin” që i shpëtoi mandatin

04:00 : 02/09/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Biznesmeni Florian Papadhima ishte një ndër dy këshilltarët e opozitës, të cilët në fund të vitit 2017 i shpëtuan mandatin Erion Veliaj, pasi votuan “in extremis” buxhetin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës.

Papadhima, i zgjedhur nga radhët e Partisë Republika, si edhe një këshilltar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, votuan pro-Veliajt, duke mbajtur një qëndrim politik të kundërt me ato të grupimeve politike nga të cilat ishin zgjedhur.

Një dështim i mundshëm në miratimin e buxhetit, pritej të shoqërohej me largimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Por, “manovrat politike” të minutës së fundit i siguruan, në atë kohë Veliajt vijimin e qetë të mandatit në drejtimin e kryeqytetit.

Pas kësaj loje politike jo-korrekte, Papadhima iu rikthye aktivitetit privat. Erion Veliaj duket se nuk ia ka harruar nderin që i bëri në vitin 2017.

Lexo edhe:

Erion Veliaj padit për shpifje Aulon Kalanë

FOTO/ Ky është 34-vjeçari që zotëronte arsenalin e armëve, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale

Shoqëria “PAB Tirana”, ku Papadhima është një ndër aksionerët kryesorë, është shpallur së fundmi fituese e tenderit “Shporta e bebes” të zhvilluar nga Bashkia e Tiranës, me vlerë rreth 400 mijë euro (me TVSH).

“Shporta e bebes”
Në Shkurt 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, deklaroi se kishte vendosur që të zëvendësonte bonusin prej 5 mijë lekësh për fëmijët e sapo-lindur, me projektin “Shporta e bebes”.

Sipas Veliajt, çeku financiar, i dhënë prej shumë vitesh për prindërit e rinj, do të zëvendësohej nga një paketë, e siguruar nga Bashkia e Tiranës nëpërmjet një tenderi, ku do të gjendeshin produkte për higjienën e neonatëve.

“Boldnews.al” raportoi më herët se projekti “Shporta e bebes” duket si një “manovër” e Veliajt për të ulur shpenzimet e Bashkisë së Tiranës

Nëpërmjet tenderit “Shporta e bebes”, i cili kishte një fond limit prej 37.6 milionë lekë të reja, Bashkia e Tiranës parashikonte blerjen e 9 mijë seteve higjienike.

Në bazë të llogarive të thjeshta, për çdo bebe, Bashkia e Tiranës llogariti të shpenzonte maksimumi 4100 lekë të reja, ose rreth 20 përqind më pak se sa vlera e “çekut të bebeve”.

Tenderi
Bashkia e Tiranës ka shpallur në fund të javës që sapo u mbyll rezultatet e tenderit ‘Shporta e bebes”.

Sipas të dhënave zyrtare, të konsultuara nga “Boldnews.al”, rezulton se në tender kanë marrë pjesë 3 kompani; “Spar Albania”, pjesë e grupit financiar të drejtuar nga biznesmeni Samir Mane; “Eurolab Internacional Grup”, e njohur me emrin tregtar “Mapo”, si edhe “P.A.B Tirana” shpk.

Kompania “SPAR Albania” e Manes nuk ka paraqitur asnjë ofertë zyrtare dhe është skualifikuar automatikisht.

Kompania “Eurolab..” (MAPO), e cila kishte dhënë ofertën më të ulët, është skualifikuar, pasi Bashkia e Tiranës ka konstatuar se ajo nuk plotësonte disa prej kritereve të përcaktuara paraprakisht për tenderin.

Në përfundim, fituese u shpall “PAB Tirana” shpk, e cila ka dhënë ofertën me vlerë 36.3 milionë lekë të reja pa TVSH (rreth 400 mijë euro me TVSH). Oferta fituese përkthehet në një çmim prej 4 mijë lekë \të reja për çdo “shportë bebeje”.

Në bazë të të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), kompania ‘PAB” shpk është themeluar në qershor të vitit 2018 nga Skënder Bregasi.

Vetëm 3 muaj më pas, në Shtator 2018, Ferdinant Papadhima nënshkruan marrëveshje investimi me Bregasin.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Papadhima ra dakord që do të investonte 175 mijë euro dhe, në këmbim mori 35% të aksioneve.

Deri një vit më parë, Papadhima zotëronte pjesën më të madhe të aksioneve të kompanisë, në shifrën 35%. Por, pas një marrëveshje biznesi të vitit 2019, ai shiti 15% të aksioneve, duke mbetur në shifrën 20%.

Aktualisht, kompania “PAB Tirana” ka 5 aksionerë, një prej të cilëve është edhe ish-këshilltari bashkiak, Ferdinant Papadhima.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Erion Veliaj padit për shpifje Aulon Kalanë

11:09 : 29/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është 34-vjeçari që zotëronte arsenalin e armëve, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale

11:07 : 29/10/2025
AKTUALITET

Foshnja humbi jetën te “Koço Glozheni”! Merren të pandehur 2 mjekë, neglizhuan trajtimin mjekësor

10:59 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vdekja e 3-vjeçarit/ Apeli i Tiranës lë në “Arrest shtëpie” Roland dhe Ina Xhaxhon

10:55 : 29/10/2025
AKTUALITET

Abuzimet me koncesionet/ Kreu i KLSH: Janë bërë pagesa për shërbime që nuk janë kryer

10:51 : 29/10/2025
AKTUALITET

Protestë para Ministrisë së Ekonomisë, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejta sindikale dhe siguri në punë

10:47 : 29/10/2025
Para

Rama, Milo i Malit të Zi dhe tërbimi i Spiropalit

TË GJITHA

Erion Veliaj padit për shpifje Aulon Kalanë

11:09 : 29/10/2025

FOTO/ Ky është 34-vjeçari që zotëronte arsenalin e armëve, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale

11:07 : 29/10/2025

Foshnja humbi jetën te “Koço Glozheni”! Merren të pandehur 2 mjekë, neglizhuan trajtimin mjekësor

10:59 : 29/10/2025

Vdekja e 3-vjeçarit/ Apeli i Tiranës lë në “Arrest shtëpie” Roland dhe Ina Xhaxhon

10:55 : 29/10/2025

Abuzimet me koncesionet/ Kreu i KLSH: Janë bërë pagesa për shërbime që nuk janë kryer

10:51 : 29/10/2025

Protestë para Ministrisë së Ekonomisë, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejta sindikale dhe siguri në punë

10:47 : 29/10/2025

Sa për një ushtri! Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës, një në pranga/ EMRI – VIDEO

10:31 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com