• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mali i Zi voton nën hijen e ndarjes mes bllokut promalazez e atij pro serb

19:59 : 29/08/2020
në AKTUALITET, RAJONI

Qytetarët në Mal të Zi votojnë të dielën për parlamentin e ri. Rezultati është më i paparashikueshëm se në zgjedhjet e kaluara.

Të dielën (30.08) në Mal të Zi zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Milo Gjukanoviç synon fitoren e njëmbëdhjetë pas 30 vitesh në pushtet, ndërsa opozita e renditur në disa blloqe, synon me ngulm ndërrimin e pushtetit. Zgjedhjet zhvillohen në atmosferën e një hendeku mes bllokut promalazez dhe atij proserb, që u thellua pas miratimit dhjetorin e kaluar të ligjit për liritë fetare, të pasuar me konflikte mes shtetit dhe kishës.

Ndërsa PDS i quan zgjedhjet vendimtare për mbrojtjen e sovranitetit të Malit të Zi nga nacionalizmi serbomadh dhe kisha ortodokse serbe, për opozitën ato janë vendimtare për mbrojten e kishave dhe vendeve të shenjta. Me ndihmën e kishës ortodokse serbe, koalicionet opozitare „Për ardhmërinë e Malit të Zi” dhe „Kombi ynë është paqja” synojnë të fitojnë mbështetës dhe të rrëzojnë, siç shprehen, diktaturën 30 vjeçare.

Mobilizim i votuesve proserbë

Ligji i lirisë fetare, i cili u pasua me organizimim e rregullt të liturgjive protestuese në rrugët e qyteteve, me mbështetjen e opozitës, por edhe të qytetarëve, ka influencuar sipas analistëve një pjesë të elektoratit besimtar ortodoks, mbështetës të DPS. Studiuesi i opinionit, Milosh Beshiç thotë për DW: „Ky ligj i ka motivuar zgjedhësit proserbë që të dalin për të votuar dhe ka demotivuar një pjesë të votuesve të partisë së Gjukanoviçit, të cilët janë të lidhur me kishën ortodokse serbe”.
Kisha ortodokse serbe është përfshirë direkt në fushatë. Metropoliti Amfilohije u shpreh, se për herë të parë do të marrë pjesë në zgjedhje në moshën 82 vjeçare dhe i bëri thirrje popullit të votojë kundër pushtetit. As qeveria nuk rri duarkryq dhe mobilizon votuesit e vet.

Lexo edhe:

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Tashmë zonja Bezos! Lauren Sánchez bën ndryshimin e menjëhershëm në rrjetet sociale

Lideri i DPS, Gjukanoviç iu përgjigj me fjalët, se do të fitojë në votimet e të gjitha strukturave, edhe të atyre që në flamur kanë kishën. Ndërsa kryeministri dhe bartësi i listës së DPS në pushtet Dushko Markoviç rriti tensionet me fjalët „Të dielën do t’i përgjigjemi opozitës dhe pas humbjes në votime kisha ortodokse serbe dhe priftërinjtë e saj do të kthehen në manastire e kisha dhe se për ata priftërinj që i mallkojnë ata dhe Malin e Zi do të hapë kufijtë t’i kthejë në shtëpitë e tyre.”

Sipas anketimeve, DPS e presidentit Gjukanoviç ashtu si dhe opozita nuk sigurojnë dot më shumë se gjysmën e mbështetësve. Vlerësimet e instituteve për hulumtimin e opinionit nuk bëjnë dot një parashikim të qartë për fituesin. Edhe pse DPS thotë se anketimet janë të pasakta dhe se do të fitojë.

Pushteti mund të varet nga partitë e vogla

Për fitoren e partisë qeverisëse PDS rol ndihmës mund të luajnë partnerët tradicionalë, partitë e pakicave. Në këto rrethana vota e shqiptarëve është me rëndësi për përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kërkoi popullit të Malit të Zi të mbështesë Milo Gjukanoviçin dhe Listën Shqiptare (partnere në koalicionin qeverisës) në Mal të Zi. Mbështetjen për Listën Shqiptare e kërkoi edhe presidenti i Kosoves Hashim Thaçi. Pas pamundësisë për të dalë në zgjedhje së bashku shqiptarët përfaqësohen nga dy koalicione, nga Lista shqiptare dhe nga koalicioni „Bashkë një Za”, që me programin e tij politik synon përfaqësimin proporcional në nivel shtetëror në Mal të Zi.

Edhe partitë më të vogla qytetare SDP dhe URA mund të luanin rol ndihmës në rast të fitores së partive opozitare. Ato kritikojnë stanjacionin ekonomik, korrupsionin, si dhe faktin që pushteti nuk është ndërruar prej 30 vjetësh.

Rezultati varet nga dalja në votime.

Rezultati i këtyre votimeve, që konsiderohen si më të rëndësishmet që pas shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi në 2006, është më i paparashikueshëm se më parë. Analisti Milosh Beshiç thotë për DW se një nga faktorët kryesorë deri tani ka qenë dalja në votime. Kur ajo ka qenë e ulët, partia në pushtet ka fituar lehtë, por kur ajo ishte mbi 70%, ishte e paqartë, shpjegon ai. „Kësaj rradhe mund të ndodhë që votuesit e DPS (në pushtet) të abstenojnë dhe opozitarët të dalin në numër më të madh.”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

13:22 : 29/06/2025
SHOW BIZ

Tashmë zonja Bezos! Lauren Sánchez bën ndryshimin e menjëhershëm në rrjetet sociale

13:14 : 29/06/2025
BOTA

Protesta në Beograd/ 77 persona të ndaluar, Vuçiq paralajmëron arrestime të reja

13:07 : 29/06/2025
AKTUALITET

I zhdukur prej tre javësh, gjendet i pajetë i moshuari në Pogradec

12:58 : 29/06/2025
BOTA

SHBA/ Shpenzimet ushtarake arrijnë majat, një trilion dollarë në vit për Pentagonin

12:42 : 29/06/2025
AKTUALITET

A mund ta prodhojë Shqipëria të gjithë ushqimin që i duhet?

12:38 : 29/06/2025
Para

Hoti kërkon unitet rreth dialogut para takimit në Uashington

TË GJITHA

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

13:22 : 29/06/2025

Tashmë zonja Bezos! Lauren Sánchez bën ndryshimin e menjëhershëm në rrjetet sociale

13:14 : 29/06/2025

Protesta në Beograd/ 77 persona të ndaluar, Vuçiq paralajmëron arrestime të reja

13:07 : 29/06/2025

I zhdukur prej tre javësh, gjendet i pajetë i moshuari në Pogradec

12:58 : 29/06/2025

SHBA/ Shpenzimet ushtarake arrijnë majat, një trilion dollarë në vit për Pentagonin

12:42 : 29/06/2025

A mund ta prodhojë Shqipëria të gjithë ushqimin që i duhet?

12:38 : 29/06/2025

Parma tërhiqet për Ardian Ismajlin, klubi tjetër italian mbetet kandidati kryesor

12:26 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com