Nga Boldnews.al
Asgjë nuk është rastësi, as vetëm lakmi që vjen nga pala greke, por një politikë e ndjekur në vijim prej saj, duke përfituar jo vetëm nga apatia e qeverisë shqiptare, por mbi të gjitha paaftësia dhe qoftë gjithnjë e më larg… shitja e interesave tona kombëtare. Për këtë të fundit ende nuk ka një fakt të dukshëm, por disa detaje na bëjnë që të ngremë alarmin, për të mos ndodhur ajo që po përflitet jo më nëpër kafene dhe “bastexhinj politik”, por në deklarata të qarta.
Greqia po synon shtritjen e saj detare nga 6 milje që ishte më parë, në 12 milje. Deri në këtë pikë, kur futen në mes miljet si njësi matëse e hapësirës detare mes dy vendeve, Shqipëria ngjan e përjashtuar, pasi nuk mund të poretendohet nga asnjëra palë shtrirje me 12 milje, kur kufijtë detarë në disa raste ndahen me afër gjashtë mije.
Shumëçka nga pala jonë mund të jetë luajtur keq në të ashtëquajtërën grup ekspertesh nga dy vendet, e nisur katër vite më parë që do trajtonte çështje të nxehta si: heqja e ligjit të luftës nga pala greke, shtimin e varrezave memoriale në Shqipëri për ushtarët grek të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, çështja e pronave të minoritetit grek dhe disa “kinkalerina” pa shumë ndikim që kanë të bëjnë me njohjen e patentave shqiptare në Greqi, apo zgjidhjet e pullave apostile dhe toponimeve në pasaportat e qytetarëve shqiptarë.
Duke mirëkuptuar shumë fort deri në habi homologun grek Kariokos Misotakis i cili u shpreh se Greqia do të shtrihet në 12 milje detare nga 6 që kishte më parë, kryeministri ynë Edi Rama, që sot ndodhet në Vienë për të “zgjidhur çështje ndërkombëtare” siç është konflikti në Bjellorusi dha një deklaratë më shumë se idioteske dhe pa asnjë staturë qeveritari.
“Edhe Shqipëria është shtrirë. Kufiri detar mes dy vendeve nuk është si gardh mes parcelave. Mes parcelave ujore ka një zonë të ndërmjetme dhe shtrirja në atë zonë është një e drejtë që buron nga konventa. Nuk ka lidhje me marrëveshjen, ne kemi diskutuar me parë dhe jemi të gatshëm të diskutojmë edhe sot”-tha Rama.
Por kjo deklaratë se “është diskutuar më parë” dhe se “është i gatshëm të diskutojë” është edhe më shumë se një mashtrim. Ndër vizitat e pakëta zyrtare të bëra jashtë vendit në katër vitet e fundit, Rama e regjistroi në Greqi, në tetorin e vitit të kaluar. Në takimin me homologun grek, propaganda e Edi Ramës u mor me një fakt shumë “domethënës” sipas tyre, që ishte një kompliment i veçantë që kishte marrë Rama nga Misotakis dhe kjo lidhej për kollaren sqimatare që Rama mbante rreth qafës…
Dhe në fakt me kollare u kthye nga Athina….! Si “trofe”, kryeministri Edi Rama solli nga Greqia vitin e kaluar vetëm premtimin se së shpejti në Parlamentitin grek do të votojë njohjen e patentave shqiptare edhe në shtetin fqinj. Nga ana tjetër, pala greke mori premtimin se qeveria jonë do të zgjidhë çështjen e pronave dhe të censusit të cilat janë ngritur si shqetësim për minoritetin grek në vendin tonë.
Jo rastësisht kryeministri grek Mitsotakis u shpreh në fillim të tetorit të vitit të kaluar se nëse Shqipëria nuk respekton të drejtat e minoritetit grek, atëherë Greqia mund të vendoste veton që vendi ynë të mos hapte negiociatat. Një takim mes Mitsotakis dhe Ramës ndërsa ndodheshin në Neë York, në takimin e OKB-së, ndryshoi qëndrimin e vendit fqinj, e cila votoi pro hapjes së negociatave, por vota e tyre nuk vlejti për asgjë, pasi vendi ynë përfundimisht as nuk mori dhe as ka gjasë të marrë hapjen e negociatave as për këtë vit.
Kjo ishte “kollarja e dytë” që Motsotakis me të drejtë bënte ironi për kolegun shqiptar… Pala greke po pretendon shtrirje të saj në ujëra detarë, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Po çfarë ka arritur deri tani Greqia ndaj nesh? Shqipëria në tre vite “negociata” ka marrë zgjidhje për “vulat apostile” dhe një premtim nga pala greke për çështje patentash… Nga ana tjetër, Greqia ka vijuar me “përfitime politike”, ku ka ngritur varrezën e tretë në territorin tonë të ushtarve të saj në rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe ti sigurojë të tjera benefite minoritetit grek që jeton në Shqipëri.
Pasi ka mbushur tokat shqiptare me memorial të ushtarëve grek, duke i kthyer ato si një vend peligrinazhi për nacionalistët e saj ekstrem të sotëm, por edhe për brezat që do të vijnë, Greqia kërkon edhe detin. Fakti që Rama përbetohet se nuk ka marrëveshje të fshehta, apo të relativizojë deklaratat e fqinjëve, madje duke i mirëkuptuar, është edhe më shumë se një frikë. Koha ka treguar se qeveria greke në negociatat me Shqipërinë ka fituar shumë dhe ofruar vetëm pak, duke mos i lejuar as ta përmendin genocidin grek ndaj Çamërisë dhe mbi të gjitha mban ende në fuqi ligjin e luftës, që nga viti 1940.
Edhe frika qytetare për një “marrëveshje të fshehtë” ka një bazë të fortë, pasi faktet kanë treguar se përtej komplimentave për “kollaren e bukur” fshihen miljet detare dhe mbi të gjitha zonat ekonomike, ku pasuritë nëndetare janë të mbushura me naftë dhe gaz!