Inxhinieri i pyetjeve në Bashkinë e Beratit është vënë në pranga pasi një ditë më parë një punëtor i kësaj bashkie humbi jetën pasi teksa priste një pemë, u rrëzua.
“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.B, 31 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, me detyrë Inxhinier pyjesh. Arrestimi i tij u bë pasi nuk ka marrë masat e mbrojtjes në punë për punëtoret si dhe nuk ka qenë prezent gjatë punës ku u rrëzua punonjësi i Drejtorisë së Bujqësisë pranë Bashkisë Berat, i cili ndërrojë jetë”, njoftoi policia.
Akuza që është ngritur ndaj 31-vjevvarit është “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.