Një 27-vjeçar u arrestua nga policia në Bulqizë.
I riu ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës dhe motrës së tij.
‘’Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 27 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës dhe motrës së tij. Vepra penale “Dhunë në familje’’, informon policia.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur do t’i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme, shtuan të njëjtat burime.