• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trekëndëshi i “abuzimeve” në ministrinë e Infrastrukturës, Balluku hesht për Gonxhen e Drenovën

19:28 : 27/08/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ka zgjedhur të heshtë përballë dyshimeve të forta për abuzim me tenderat publikë prej dy zyrtarëve më të rëndësishëm në varësinë e saj-Blendi Gonxhe, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugorr dhe Skerdi Drenova, titullar i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST).

Blendi Gonxhja është vënë së fundmi në shënjestër publike për procedurat e prokurimit publik.

Ai dyshohet se, gjatë kohës që drejtonte Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, ka favorizuar dy kompani që kanë aktivitet dhënien me qera të automjeteve dhe, për të cilat, opozita e djathtë deklaron se ka siguruar prova të forta që tregojnë lidhjen e tyre me Blendi Gonxhen.

Po ashtu, ndaj Gonxhes janë ngritur dyshime për abuzimin me tenderin “E-Transportet”, me vlerë rreth 2 milion euro.

Lexo edhe:

No Content Available

Gjithashtu, “Boldnews.al” ka identifikuar së fundmi një rast të dyshimtë tenderi, të zhvilluar nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), e drejtuar nga Blendi Gonxhja.

DPSHTRR ka eleminuar një kompani private nga tenderi me vlerë 150 mijë euro për rikonstruksionin e filialit në Lushnje, duke “i ngatërruar” dokumentat e lëshuar nga vetë institucioni.

Kompania private, e cila fitoi të drejtën e saj në Komisionin e Prokurimit Publik, ngriti dyshime të forta se eleminimi i saj ishte kryer me qëllim orientimin e tenderit drejt një fituesi të paracaktuar.

Po ashtu, “Boldnews.al” dhe media të tjera kanë raportuar për tendera të dyshimtë, të zhvilluar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), një tjetër strukturë në varësi të Ballukut, e drejtuar nga Skerdi Drenova.

Në çdo rast, ministrja Belinda Balluku nuk ka mbajtur asnjë lloj qëndrimi publik dhe nuk ka dhënë asnjë reagim përballë akuzave, të shoqëruara me dokumenta, ndaj dy prej vartësve të saj më të rëndësishëm.

Trekëndëshi i “abuzimeve”?

Heshtja e ministres Balluku përballë dyshimeve për abuzime të Gonxhes dhe Drenovës shkon në të kundërt të qeverisë së Edi Ramës, e cila shqetësohet jashtëzakonisht shumë për imazhin dhe nuk lë rast pa justifikuar zyrtarët e saj, të përfshirë në veprime që duken si anti-ligjore.

Gjithashtu, qëndrimi pasiv i Ballukut mund të konsiderohet edhe si një shenjë mungese guximi nga ana e saj, përballë dy drejtorëve, të cilët, janë emëruar në postët e tyre nga fije që tejkalojnë pushtetin e ministres.

Blendi Gonxhja është një prej bashkëpunëtorëve më të vjetër të Edi Ramës. Kryeministri aktual e kishte Gonxhen krahun e tij të djathtë kur fitoi mandatin e parë në krye të Bashkisë së Tiranës, në vitin 2000.

Rama u detyrua ta largonte Gonxhen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë, pasi ai u konsiderua si personi përgjegjës për hapjen e digës së Liqenit Artificial, nga e cila u përmbyt një pjesë e mirë e zonës së Tiranës së Re.

Me ardhjen në krye të qeverisë, Rama e ricikloi në detyra të rëndësishme Gonxhen dhe tashmë ai është drejtor i DPSHTRR, strukturë, e cila formalisht është në varësinë e Belinda Ballukut.

Drejtori tjetër, Skerdi Drenova, është një prej bashkëpunëtorëve të afërt të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili për shumë ndjekës të politikës konsiderohet si pasardhësi i Ramës në krye të Partisë Socialiste.

Pra, Balluku, më shumë se titullare e Gonxhes dhe Drenovës, duket se është në një lloj varësie ndaj tyre, ose, më së paku, në një nivel të barabartë politikë.

Megjithatë, ka nga ata zëra, të cilët e njohin shumë mirë mënyrën se si funksionon administrata e lartë shtetërore, të cilët mendojnë se drejtuesit e rëndësishëm nuk mund të përfshihen në veprime të dyshuara abuzive, pa dijeninë e titullarit të tyre, ministrit në rastin konkret.

Natyrisht, shumë gjëra mund të duken aludime. Por ajo që është elementi i pakundërshtueshëm është fakti që ministrja Belinda Balluku ka zgjedhur të heshtë përballë akuzave publike për abuzim ndaj dy drejtorëve në varësi të saj, Blendi Gonxhja dhe Skerdi Drenova.

Etiketa: gonxhe balluku drenova boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Testimi i gjerë i popullatës, OBSH: Jo gjithmonë i dobishëm

TË GJITHA

Tragjedi në finalen Portugali-Spanjë, një tifoz humbi jetën pasi ra nga tribuna

15:46 : 09/06/2025

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për Erion Veliajn

15:40 : 09/06/2025

Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat për gjyqtarë e prokurorë

15:39 : 09/06/2025

“Tifozat Kuq e Zi” sulmojnë Dukën: Flamurin e UÇK-së s’do ta ndalni as ju dhe as miqtë tuaj në Beograd

15:37 : 09/06/2025

EMRAT/ Sherr me thika në Divjakë, një i plagosur, arrestohet autori

15:27 : 09/06/2025

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400% të mbrojtjes ajrore

15:22 : 09/06/2025

Minierat/ Raporti i KLSH: Strategjia e mangët pa indikatorë matës të sektorit

15:18 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com