• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Ku gabon Henri Çili!

21:59 : 13/10/2016
në OP-ED

Një replikë për shkrimin ‘Cikli reformist i Edi Ramës duhet të vazhdojë një mandat të dytë’.

Nga Gentian Kaprata – Urbanism & Democracy 

Politologu Henri Çili, nëpërmjet një shkrimi të hënën e kaluar, nervozoi pjesën më populiste të shoqërisë shqiptare. Ajo ju përgjigj, sikurse gjithmonë, duke i ikur tezës dhe argumenteve të shkrimit dhe duke u marrë me çështje të sferës personale të autorit. Për këtë nuk do flas. Më intereson ndjesia e provokimit (për mirë dhe/ose për keq) që ndjehu pjesa më e lexuar e shoqërisë shqiptare, nga ky shkrim. Ndjesi që e përjetova, dhe nga e cila po origjinalizoj edhe këtë replikë. Ndryshe nga skemat klasike strukturore të metodave të kërkimit shkencor (sigurisht ky shkrim nuk është një i tillë), unë nuk ‘do ta lë ëmbëlsirën për në fund’. Që në start do të pranoj si goxha reale (por jo plotësisht e shterueshëm të vërteta), tre fenomenet që dallon z. Çili.

Sepse është e vërtetë se ‘jemi në kulmin e një kundërshtimi laraman ndaj qeverisë dhe z. Rama personalisht’, porse ky përcaktim nuk plotëson spektrin e kundërshtarëve të qeverisjes. Në këtë bashkësi bëjnë pjesë edhe intelektualë që kundërshtojnë me teza dhe argumente. Dhe kjo bën një diferencë të madhe. Dakortësoj, gjithashtu, se ‘aktor të ndryshëm politik janë duke adoptuar me shpejtësi kauza populiste’, dhe se kjo është një gjë e keqe. Mirëpo, kjo nuk është për shkak të reformave të z. Rama, por për paaftësi të intelektualëve dhe opozitës, për të drejtuar shoqërinë në kauza të qënësishme. Së fundi, është e prekshëm ngjallja e ‘ekstremizmit të majtë në vend’, por duhet theksuar gjithashtu se, kontributi i art-bunkerëve të z. Rama është bazik për këtë fenomen.

Ndërsa kundërshtitë do ti nis me një korrigjim të vogël, por që bën një diferencë të madhe për mundësinë reale që: ‘cikli reformues i z. Rama të vijojë një cikël të dytë’, por edhe që; opozita të fitoj një cikël të parë pasi të ndryshojë drejtim drejt kauzave të qënësishme. Sepse nuk është fakt real që ‘një milion vota, kishin vendosur të zgjidhnin Edi Ramën kryeministër’! Nëse i bën një vëzhgim (qoftë edhe sipërfaqësor) rezultateve të zgjedhjeve 2013, të del se z. Rama për kryeministër në 2013 e kanë votuar pothuajse aq shqiptar sa evotuan në 2009 (shtesa ishte vetëm 0.6%). E thënë ndryshe, nëse partitë shqiptare do të kishin hyrë në zgjedhjet e 2013 të grupuara në ato koalicione që ishin para marrëveshjes së 1 prillit, sot do kishim një qeverisje Berisha-Meta.

Lexo edhe:

Ishte nisur për të eksploruar Venusin në vitin 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

Personalisht vlerësoj se populizmi është e keqja më e madhe për shoqërinë shqiptare. Më e madhe edhe se korrupsioni. Mirëpo, ndryshe nga z. Çili unë mendoj se qeveria Rama është kampionia e populizmit qeverisës. Jo vetëm në filles të mandatit por edhe sot e kësaj dite. Bile, sot është më populiste se në fillim. Vërtet sot z. Rama, ndryshe nga tre vjet më parë që u tërhoq nga vendimi personal për të asgjesuar armët kimike siriane, nuk po tërhiqet nga vendimi për të importuar mbetje, porse ky fakt nuk ka lidhjen më të vogël me populizmin shoqëror. Ka lidhje të drejtpërdrejtë me arrogancën e z. Rama, që gjithashtu është përforcuar. Veçanërisht pas Dibrës, ai është i bindur se këtij populli mund ti bësh çdo gjë dhe prapë të mbetesh Kryeministër i vendit.

Ndoshta do ishte mirë të mos isha shprehur për ‘reformën e nënpunësit civil’, sepse nuk hyn në ekspertizën time, porse po guxoj. Kam tre komponent të praktikës tre vecare për të cilat mund të replikoj. Së pari, është fatura disa milion euro në buxhetin e shtetit nga shkarkimet jashtëligjore të zyrtarëve. Së dyti, është fryrja e jashtëzakonshme e administratës. Po përmend vetëm trefishimin e drejtorive që trajtojnë cështjet urbane në të njëjtën ministri, apo trajtimin e funksionit të mbetjeve të ngurta nga tre ministri njëkohësisht. Dhe i fundit, pakënaqësia e votuesve nuk erdhi si rezultat i ‘praktikave të mira në rekrutimin e administratës’, por si rezultat i premtimeve të këqia të fushatës, sepse ju premtua 5 votueve të ndryshëm i njëjti vend pune.

Të ashtu quajturën reforma territoriale nuk mund ta anashkaloja. Kjo reformë aq e domosdoshme degjeneroi në një hartë me shumë ngjyra, si cdo punë e kulturës demagogjike, populiste e fasadiste Rama, të të bërit të punëve. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur një reformë që për koncepte kyce ka: territorin; qytetarin dhe funksionet qeverisëse, u formua duke i injouar të treja! Por edhe për një arsye më tepër: a mundet që disa entitete të falimentuara, thjesht duke u bashkuar mekanikisht, pa marrë asnjë masë tjetër, të prosperojnë?! Këtu frymëzohet kundërshtia, dhe jo te ‘lënia jashtë zyrave të shtetit dhe batakçillëkut lokal’, të ish-zyrtarëve që në fakt  ju ofrua nga një punë në Tiranë apo thjesht ju ndërrua titulli por jo përfitimet (kostot e tij për buxhetin).

Së fundi, ajo që z. Çili e quan ‘reforma më e rëndësishme e kontrollit të territorit’, por që në fakt është masa më idiote që një qeveri mund të marri në një kontekst të caktuar. Të mendosh se me bllokimin e ndërtimit ke shpëtuar mjedisin dhe territorin është sikur të besosh se zgjidhja për të rritjen e padëshiruar demografike është të ndalosh shoqërinë të bëj seks! Në fakt, për këtë të dytën bota normale ka “shpikur” planifikimin familjar, ndërsa për të parën ka mbledhur dije në një disiplinë tjetër, që e quajnë planifikimi territorial. Kjo masë antishkencë, është po aq populiste sikurse qeveria që e ka ndërmarrë! Sepse kërkon që me të njëjtën mendësi, prej urbanisti popullor të krijimit të problemeve që ndeshim sot në qytetet tona, ti zgjidhim ato.

Lajme të lidhura

BOTA

Ishte nisur për të eksploruar Venusin në vitin 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

19:26 : 10/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025
SPORT

Premier League/ Southampton ndal Manchester City-n

19:01 : 10/05/2025
AKTUALITET

Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve/ Ministritë, jo më autoritete kontraktore

18:56 : 10/05/2025
AKTUALITET

U denoncua i humbur, gjendet i vdekur në kanal 65-vjeçari

18:45 : 10/05/2025
AKTUALITET

Media amerikane: Balluku bën një “sy qorr” ndaj trafikut të kokainës në Portin e Durrësit

18:38 : 10/05/2025
Para

UEFA: Shqipëria jo më surprizë

TË GJITHA

Ishte nisur për të eksploruar Venusin në vitin 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

19:26 : 10/05/2025

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025

Premier League/ Southampton ndal Manchester City-n

19:01 : 10/05/2025

Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve/ Ministritë, jo më autoritete kontraktore

18:56 : 10/05/2025

U denoncua i humbur, gjendet i vdekur në kanal 65-vjeçari

18:45 : 10/05/2025

Media amerikane: Balluku bën një “sy qorr” ndaj trafikut të kokainës në Portin e Durrësit

18:38 : 10/05/2025

Durrës/ Shkrumbohet autobusi, shpëtojnë pasagjerët

18:13 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com