Covid-19 prek dhe institucionet e rendit në Elbasan dhe Librazhd.
Mësohet se janë konfirmuar pozitivë dy oficerë të DVP Elbasan. Pas konfirmimit ata janë vetëkarantinuar në banesat e tyre, ndërsa nuk dihet ende se si janë infektuar.
Ndërkohë, është infektuar ehe shefi i rendit të komisariatit të Librazhdit.
Edhe ai është vetëkarantinuar në banesën e tij.
/Ora News/