OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, 4 të dënuarve.
Ata janë:
- Kastriot Lalaj, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim;
- Mark Lleshi, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
- Agron Selmani, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”;
- Arjan Ndoci,, banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.