Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për mbylljen e emisionit “Públicus”. Ish-kryeministri thotë se me censurimin që i bënë emisionit në Vizion +, Rama dhe Veliaj kanë vrarë për së dyti Arditin.
Postimi i plotë i Berishës në Facebook:
Vrasësit e vërtetë të 17-vjeçarit Ardit Gjoklajt, Rama dhe Veliaj të tmerruar nga krimi i tyre i shëmtuar, vrasja dhe groposja në plehra e kufomës së Arditit 17-vjeçar nga kompania e Bashkisë, censuruan mbrëmë si xhelatë të lirisë së mediave transmetimin në Vizion plus, në emisionin Publicus të pjesës së dytë të hetimit të vrasjes së Arditit pasi e kishin njoftuar atë disa herë që do transmetohej me dt 10.10.2016 ne ora 20:10
Me këtë rast i them këtyre kriminelëve se ju mund ti mbyllni viktimës suaj një ekran televiziv siç i mbyllet rininë dhe jetën ne plehrat e Sharrës, por drejtësisë për viktimën tuaj të pafajshme nuk do ti shpëtoni kurrë! sb













