Deputeti socialist Dashamir Peza ka fituar në Gjykatën e Lartë pagesën për pjesëmarrje në komisionet parlamentare për 6 muaj nga shtator 2009 deri në shkurt 2010.
Ka qenë vendimi i kolegjit penal të administratives në Gjykatën e Lartë që ka prishur vendimin e Apelit duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Administrative.
Kjo periudhë i përket grevës së deputetëve socialistë për të cilën administrata e asaj kohe i hoqi shpërblimin përfshi pagën dhe pjesëmarrjen në komisione. Kuvendi në atë kohë drejtohej nga demokratja Jozefina Topalli.