Pka ditë më parë Brooklyn Beckham, 21 vjeç, është fejuar me partneren e tij Nicola Peltz, 25 vjeçe.
“The Sun” ka zbuluar edhe shifrën marramendëse të unazës që 21-vjeçari i ka dhuruar të fejuarës së tij, e cila ka diamantë 5 karatësh dhe vlen 250,000 £. Bëhet e ditur se këtë unazë Brooklyn e ka dizenjuar vetë për partneren e tij të zemrës, ndërsa lajmin e bukur e kanë ndarë më në fund edhe në rrjete sociale.
Së fundmi, çifti ka ndarë në Instagram disa foto nga momenti i propozimit, ku Brooklyn duket i ulur në gjunjë, duke na dhuruar disa emocione shumë të bukura, teksa fotot i kanë shoqëruar me dedikime romantike.
“Brooklyn ti je bota ime”,-ka shkruar Nicola.
“Nuk mund të imagjinoj jetën pa ty, ti më bën të ndihem shumë special dhe më bën të qesh çdo moment”, është shprehur Brooklyn.
Ndërkaq, çifti janë duke planifikuar një dasmë tradicionale, e cila do të realizohet në një resort në Itali.