• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dëshmia/ Si nisen çdo ditë punëtorë kanabisi me furgonë pa targa nga Kamza

08:48 : 09/10/2016
në AKTUALITET

Nikoleta Kovaçi

E ndërsa vazhdon beteja në ekrane dhe me anë të shifrave për drogën e mbjellë dhe atë të shkulurën, po jo atë të trafikuarën, që në fakt nuk thonë asgjë për asnjë qytetar, droga dhe kultivimi i saj tërësor tashmë nuk është asgjë më shumë dhe as më pak se sa një fushatë që në një kohë të caktuar kërkon angazhim më të madh të krahut punëtor.

E ndërsa zyrtarë të lartë të qeverisë, policisë dhe të opozitës dalin e tregojnë vetëm statistika, nën hundën e policisë dhe, pse jo edhe njerëzve që drejtojnë tek opozita, nisen furgonë me punëtorë që ikin nëpër zonat ku duhet të punojnë çdo ditë në korrjen dhe tharjen e kanabisit.

Fushatën e denoncojnë qytetarë, njerëz që janë në dijeni të mbushjes së furgonëve me njerëz të moshës së tretë dhe me nxënës shkollash për fundjavë, kryesisht të mitur, të cilët janë të gatshëm t`iu bindën urdhrave të personave që i kanë marrë në punë.

Tashmë është fiks koha kur kërkohen shtim punëtorësh, pasi është koha e pjekjes. Një sinjal mbërriti në redaksi nga një zonë e Krujës, ku qytetari me emrin T., kërkon që të denoncojë pikërisht këtë fenomen, pasi ai, e jo vetëm ai është në dijeni të gjithçkaje që ndodh me punëtorët e hashashit. Ai di shumë dhe do të thotë shumë, por ka frikë. Ka frikë për jetën e tij dhe të familjes së tij, e për pasojë e ka të vështirë të pranojë identifikimin, edhe pse do që ata njerëz që punojnë në fushatën e hashashit të mbrohen e mos të braktisen nga shtetit.

Lexo edhe:

Dhunohen sërish varret monumentale Ilire të Selcës

“U soll si gangster”/ Zeqir Kordhoni: Lapaj na gënjeu! Nuk e mbajti fjalën

Rrëfimi

“Nisja bëhet në orën 05.15-05.30! Janë furgonë pa xhama. Mbushën plot. Janë si të thuash moshë e tretë. Diku afër pensionit ose njerëz të papunë, por që nuk janë përdorues të mirë të teknologjisë. Njëkohësisht merren edhe fëmijë; kryesisht vajza, të cilat janë mbi 10-12 vjeç! Fëmijët merren në kohën kur nuk kanë shkollë, por edhe në ditë shkollash shkojnë. Ka gjithfarë informacionesh se çfarë ndodh aty, por disa nuk dua t`i besoj veç se lus zotin që mos t`i bie asnjë personi të familjes sime të shkojë atje. Transporti i punëtorëve është mjaft i organizuar. A më kuptoni; është mjaft i organizuar”!

Ai e vë theksin tek organizimi sikur do të thotë se është si “krimi i organizuar” po me sa duket nuk do ta thotë. T. është diku afër moshës së pensionit dhe është i bindur se personat që merren çdo ditë në zonat e Kamzës, Bathores e deri në afërsi të Tapizës shfrytëzohen, por ata janë të detyruar sepse janë të papunë. Hasani është i bindur në fakt se dhe pagesa është e mirë: Varion, thotë-nga 20 deri në 30 mijë lekë të vjetra! Por organizimi i tyre është i çuditshëm. Madje çuditem pse nuk merret askush nga mediat me këtë fakt, në një kohë që nisjet krejt hapur. Psh, furgonët kanë të shkruar. Janë ngjyrë e kuqe, por edhe e bardhë. Janë pa xhama! Dhe mjetet e këtyre punëtorëve shoqërohen me BMV, X5 ose edhe X6. Unë i shoh përditë. Po ashtu siç i shikojnë përditë edhe policia, edhe njerëzit e Partisë Demokratike dhe asnjë nuk flet”!

Punët e drogës

T. tregon vendet ku mbushën furgonët nëpër të gjitha zonat e përcaktuara. Ai tregon se prej një muaji është shtuar kërkesa për fuqi punëtore ndërkohë që është e pamundur që dikush nga personat që janë të punësuar në zonën e Fushë- Krujës dhe të Krujës të ketë mundësi të veprojë pasi personat që i menaxhojnë janë shumë të fuqishëm. Po në të njëjtën linjë është edhe një banor i Kamzës. Ai ka të punësuar disa njerëz të familjes së tij. Madje njëri është djalë dhe është diku tek të 15-ve. Dje, djali i mitur e ka patur pushim dhe ai ka ndihmuar dy prindërit në punën e kanabisit, pasi sipas tyre ata paguhen mirë dhe tani është sezoni. Qytetari nga Kamza, tregon: Po, lekët i marrin në dorë. Fiks në orën 17.00 sillen në Tiranë. Asnjë prej tyre nuk lejohet të marrë me vete telefona që mund të bëjnë video ose foto, pasi të gjithë para se të ngjiten në furgonët pa targa dhe dritare kontrollohen nga personat që i shoqërojnë dhe i monitorojnë. Të gjithë janë në dijeni të këtij punësimi. Madje edhe kërkojnë njerëz shtesë se tani është momenti më i favorshëm, se p.sh, në kohën e mbjelljes operohet me grupe. Nuk duhen dhe aq shumë. Por tani, drejtuesit e punëve atje kërkojnë punëtorë shtesë se edhe pak ditë është fluksi i madh”. Po kur i thua se a mund të shkojë kushdo të punojë aty, personi, të cilit i kanë punësuar njerëzit e familjes thotë: Jo, as mua s`më marrin…!/Shekulli

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhunohen sërish varret monumentale Ilire të Selcës

10:00 : 21/07/2025
AKTUALITET

“U soll si gangster”/ Zeqir Kordhoni: Lapaj na gënjeu! Nuk e mbajti fjalën

09:50 : 21/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në Shkopet del jashtë kontrollit, flakët mbi digën e HEC-it dhe afër banesave

09:39 : 21/07/2025
AKTUALITET

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Maliq

09:26 : 21/07/2025
AKTUALITET

Rama harron investimin miliona euro për satelitët: Territorin e mbrojmë me dron

09:22 : 21/07/2025
AKTUALITET

Rama komenton ‘Bankersin’: Prokuroria t’i nxjerrë ujin e zi! Na detyrohen 240 mln euro

09:19 : 21/07/2025
Para

In Memoriam/ Gilman Bakalli: Beteja më e vështirë? Me veten! Do doja të vdisja sa hap e mbyll

TË GJITHA

Dhunohen sërish varret monumentale Ilire të Selcës

10:00 : 21/07/2025

“U soll si gangster”/ Zeqir Kordhoni: Lapaj na gënjeu! Nuk e mbajti fjalën

09:50 : 21/07/2025

Zjarri në Shkopet del jashtë kontrollit, flakët mbi digën e HEC-it dhe afër banesave

09:39 : 21/07/2025

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Maliq

09:26 : 21/07/2025

Rama harron investimin miliona euro për satelitët: Territorin e mbrojmë me dron

09:22 : 21/07/2025

Rama komenton ‘Bankersin’: Prokuroria t’i nxjerrë ujin e zi! Na detyrohen 240 mln euro

09:19 : 21/07/2025

Rama: Pasi fituam bindshëm zgjedhjet, u kujtuam për lirimin e hapësirave publike

09:06 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com