• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasja me armë në Velipojë/ Dy autorët në pranga, në kërkim shënjestra që u kundërpërgjigj me zjarr (EMRAT)

14:16 : 24/07/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Dy persona janë vënë në pranga lidhur me të shtënat me armë të regjistruara mbrëmjen e djeshme në Velipojë.

Sipas policisë, Fatjon Prela, 28 vjeç, banues në Shkodër dhe Albert Firkuçja, 30 vjeç, banues ne fshatin Rec të Velipojës, tentuan të vrisnin me armë zjarri dy persona të tjerë.

Është shpallur në kërkim dhe njëri prej shtetasve që u qëllua me armë, pasi iu kundërpërgjigj autorëve po me zjarr.

Ngjarja

Burime zyrtare njoftuan se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Stacionit të Policisë Velipojë, pas njoftimit të marrë mbrëmjen e djeshme se në afërsi të një lokali në Velipojë ishin dëgjuar të shtëna me armë, kanë shkuar në adresën e dhënë. Efektivët arritën të vinin në pranga dy autorët dhe sekuestruan me automjetin me të cilin ishin larguar nga vendngjarja pas të shtënave.

Lexo edhe:

Makina përplaset me dyqanin në aksin Shëngjin-Velipojë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje

Vijon gjyqi për vrasjen e Ardian Nikulajt, dëshmon personi që i shiti motorin Edmond Haxhisë

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i dy autorëve.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të një lokali në Velipojë, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, ata kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasit I.H., 31 vjeç dhe G. M., 36 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Autorët, pas ngjarjes, janë larguar në pyll, por janë kapur nga forcat e Policisë së DVP Shkodër. Gjatë kontrollit u janë gjetur edhe disa doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me mjetin në pronësi të 28-vjeçarit Prela.

Ndaj tyre rëndon akuza për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjatë konfliktit, shtetasi I.H. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke dëmtuar mjetin e Fatjon Prelës, me të cilin po largoheshin të dy autorët. Ndërsa shtetasi G.M. është lënduar lehtë dhe pas marrjes së ndihmës së parë është larguar në banesë.

Në vijim të veprimeve hetimore, u bë shpallja në kërkim e shtetasit I.H., për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe vijon puna për kapjen e tij.

Po ashtu, “vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, si dhe krehja e zonës, për gjetjen e armëve që kanë përdorur autorët”, njoftoi policia.

Etiketa: velipoje

Lajme të lidhura

Foto ilustruese
AKTUALITET

Makina përplaset me dyqanin në aksin Shëngjin-Velipojë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje

08:41 : 22/07/2025
AKTUALITET

Vijon gjyqi për vrasjen e Ardian Nikulajt, dëshmon personi që i shiti motorin Edmond Haxhisë

14:30 : 21/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Humb jetën pushuesi në Velipojë

10:25 : 21/07/2025
AKTUALITET

Shiste kokainë dhe kanabis në plazhin e Velipojës, arrestohet 20-vjeçari

14:44 : 10/07/2025
AKTUALITET

Rrezikoi pushuesit në Velipojë duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, e pëson drejtuesi i skafit

09:59 : 23/06/2025
AKTUALITET

Gjendet i pajetë një 54-vjeçar në Shkodër

13:00 : 22/06/2025
Para

Video/ Luftarakët amerikanë “inspektojnë” avionin iranian, plagosen dhe terrorizohen pasagjerët

TË GJITHA

Tjetër largim nga Milani, mesfushori drejt Arabisë Saudite

21:40 : 23/07/2025

“Duhet të lirohem”/ Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve që i dha telefonin Veliajt

21:28 : 23/07/2025

Interi nuk ndryshon qëndrim për Asllanin, shitja e shqiptarit është prioritet

21:21 : 23/07/2025

Mes tensioneve të larta, udhëheqësit e BE-së nisen drejt Kinës për samitin kyç!

21:13 : 23/07/2025

Zyrtare/ Liverpool forcon sulmin, paguan 79 milionë £ për Hugo Ekitike

20:55 : 23/07/2025

Zjarr në periferi të Finiqit, flakët rrezikojnë parkun arkeologjik

20:50 : 23/07/2025

“Vjel” votat dhe taksat, Llatja braktis fshatrat e Elbasanit, banorët shtrojnë vetë rrugën

20:45 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com