• Kontakt
Wednesday, June 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

LSI është gjithmonë me plehrat

17:01 : 07/10/2016
në BOLD BLOG

Nga Andi Bushati

Sinjalet e qarta që Bujar Nishani i ka dhënë pjestarëve të delegacionit të Aleancës kundër importit të plehrave, se do ta rikthejë ligjin në parlament, do të vendosin edhe njëherë më shpatulla për muri, partinë më të vogël të shumicës, LSI-në.

Pas hezitimesh, piruetash politike, ndjesash që më shumë dukeshin si oportunitete të momentit, sesa si reflektime të sinqerta politike, PD-ja vendosi të dalë kundër ricikluesve të plehrave.

Pavarësisht se ajo, në kohën kur ishte në pushtet, u hapi atyre të katër dyert, opozita vendosi taktikisht të ngrejë kartonët e kuq.

Edhe sinjali që dha presidenti, i cili nuk bën asgjë pa miratim paraprak nga kulla 24 katshe, qe një shenjë e qartë se PD tashmë është barikaduar kundër një Shqipërie kazan të Europës.

Lexo edhe:

Horoskopi 17 qershor/ Ditë romantike për disa shenja, tensione për të tjera

Negociatat me Trump/ Çfarë i lejon Teheranit marrëveshja SHBA-Iran

Edhe qëndrimi i socialistëve ëshë po aq i qartë. Rama i ka mashtruar në mënyrë spektakolare shqiptarët. Deputetë si Shalsi apo Bare u detyruan të kapërdijnë turpin me bukë.

Përbetimet se do të qenë mafiozë, nëse një ditë importonin plehra nga jashtë, tani janë harruar.

Nëse ligji do të rikthehet në parlament nga Nishani, që të gjithë deputetët e majtë, që i panë emrat e tyre të gdhendur në kazanë plehrash, do të votojnë sërish.

Këtu pyetja enigmë është se çfarë do të bëjë LSI, ndaj një ligji që kaloi herën e parë vetëm me 63 deputetë?

Në votimin e pak ditëve më parë, partia e Ilir Metës luajti rolin e gjobaxhiut të vogël.

Nga njëra anë ajo loboi në mënyrë qesharake për futjen e një neni që forconte kontrollin e shoqërisë civile mbi importin.

Në katastrofën që parashikohej, ky qe vetëm një makiazh i panevojshëm. Aktivistët e pakët të mjedisit, as nuk mund të zëvendësonin doganat e shqyera të rilindjes, as mund të luanin rolin e laboratorëve fantazëm të propoganduar nga Rama.

LSI kërkoi thjeshtë një alibi për të proklamuar se po luan në interes të publikut. Të njëjtën gjë bëri edhe kryetari Meta që mungoi atë ditë në votim. Por, as këto sinjale foshnjore, as pjesmarrja e ndonjë deputeti në protestën e së shtunës, nuk fshehin dot realitetin.

LSI ka qenë gjithnjë me plehrat.

Ajo ka votuar pro importit të tyre në vitin 2011 si nënshtrim ndaj Berishës dhe ka përsëritur sërish të njëjtën gjë, si e tredhur nga Rama.

Ndryshe nga PD që kur është në opozitë, për interesat e saj voton kundër, madje ndryshe edhe nga PS që dikur bënte aleancë hipokrite me shoqërinë civile, partia e Metës është koherente: gjithnjë kundër interest publik.

Të gjithë ata, që kanë shpresuar qoftë edhe pak, se Ilir Meta do të sillej si gjatë periudhës së miratimit të Reformës në drejtësi, kur në pyetje ishte lëkura e vet dhe kërcënimi  me burg nga Rama, kanë mbetur të zhgënjyer.

LSI mund të nisë kryqëzata mediatike me të çirakët e vet, kundër frikës së përgjimeve nga Saimir Tahiri, kundër rrjedhjeve të dokumentave të Gjiknurit për ÇEZ-in, por sa herë është në lojë interesi i qytetarëve, ajo nuk ka asnjë vrasje ndërgjegjjeje. Ajo është aleate me Ramën sot dhe me Berishën dje.

Kështu po sillet partia e Ilir Metës edhe me ligjin e importit të plehrave.

Dhe ky është një shembull më shumë, një dëshmi e radhës, një konfirmim, se ndryshe nga iluzionet që krijon, LSI nuk mund të bëhet kurrë një digë kundër atyre që abuzojnë me pushtetin. Ajo është me Ramën kur ai është me plehrat dhe po njësoj me Berishën kur ai lobon për to. Dhe si e tillë është e vetmja parti që është koherente kundër interesit të shqiptarëve. (Lapsi.al)

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi 17 qershor/ Ditë romantike për disa shenja, tensione për të tjera

23:00 : 16/06/2026
BOTA

Negociatat me Trump/ Çfarë i lejon Teheranit marrëveshja SHBA-Iran

22:53 : 16/06/2026
SPORT

Francë-Senegal/ Zhbllokohet sfida, Mbappe kalon në avantazh “Gjelat”

22:42 : 16/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit marshojnë pranë “Europe House” në Tiranë: Europa është me ne!

22:35 : 16/06/2026
AKTUALITET

‘Pse qëndroni kur s’jeni dakord?!’, Alimehmeti përplaset me deputeten socialiste

22:21 : 16/06/2026
BOTA

OKB: 58 shtete dhe territore janë të kontaminuara nga minat tokësore

22:12 : 16/06/2026
Para

Berisha: Bletët po “drogohen” nga kanabisi

TË GJITHA

Horoskopi 17 qershor/ Ditë romantike për disa shenja, tensione për të tjera

23:00 : 16/06/2026

Negociatat me Trump/ Çfarë i lejon Teheranit marrëveshja SHBA-Iran

22:53 : 16/06/2026

Francë-Senegal/ Zhbllokohet sfida, Mbappe kalon në avantazh “Gjelat”

22:42 : 16/06/2026

Protestuesit marshojnë pranë “Europe House” në Tiranë: Europa është me ne!

22:35 : 16/06/2026

‘Pse qëndroni kur s’jeni dakord?!’, Alimehmeti përplaset me deputeten socialiste

22:21 : 16/06/2026

OKB: 58 shtete dhe territore janë të kontaminuara nga minat tokësore

22:12 : 16/06/2026

SPAK sekuestron 150 mln euro, Karamuço jep detaje se ku investoheshin paratë në Shqipëri

22:05 : 16/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelerromabetholiganbetkralbetmeritbet girişbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabet destekgrandpashabet girişGrandpashabetjojobetnieuwsCasibomCasibomGrandpashabetcasibomgrandpashabetjojobet girişgrandpashabet giriş