Të ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishin mikeshat e ngushta Xhensila Pere dhe Xheisara Frisku.
Në sfidën e vendosur nga Bieta, Xhensila i nxori të palarat shoqes së ngushtë. Xhensila tha se këngëtarja, tërhiqet nga meshkujt me makina të bukura. Ndërsa Xheisara e shpjegoi arsyen. Ajo tha se një ditë ishte në një bar me Xhensilën dhe po flisnin për makina të bukura, pranë tyre qëndronte ulur një djalë i pashëm. Në momentin që këto dalin nga lokali, djali kishte një makinë luksoze dhe përshëndet me dorë këngëtaren, e cila siç e konfirmoi edhe vetë e përshëndeti pa ndonjë shkak.
“Ajo është shoqja ime e ngushtë dhe ne kemi shumë situata bashkë. “Gold tiger” janë këto gocat që i provojnë në Amerikë çunat me makina të bukura. Edhe unë një ditë bëra gjatë gjithë kohës muhabet për këto gocat dhe ngjitur kishim një djalë që ishte goxha king dhe unë që gjatë gjithë kohës s’po ja fishkëlleja fare. Kur dolëm jashtë ky ishte me një makinë të bukur dhe më ngriti dorën, ne ishim bashkë dhe unë për momentin, pa vetëdije ngrita dorën. Prandaj thotë ajo që unë vërej makinat”, u shpreh Xheisara.