• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhorja/ Opozita: Të gatshëm për këshillin politik, i qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit

17:19 : 17/07/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Opozita jashtëparlamentare rikonfirmoi edhe njëherë gatishmërinë e saj në vijimin e procesit për reformën zgjedhore.

Më herët Presidenti Ilir Meta u ka bërë ftesë kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Basha për diskutimin e çështjeve për ndryshimet kushtetuese të rikthehen dhe njëherë në tryezën e Këshillit Politik, një thirrje kjo që duket se ka pasur përgjigje pozitive nga dy palët.

Në një deklaratë zyrtare, opozita jashtëparlamentare theksoi se i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit dhe apelit të përsëritur të partnerëve strategjikë për miratimin e saj sa më parë në Kuvend, pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese të njëanshme.

Deklarata e plotë e opozitës së bashkuar:  

“Opozita e Bashkuar rikonfirmon se i qëndron marrëveshjes së 5 Qershorit dhe apelit të përsëritur të  partnerëve strategjikë për miratimin e saj sa më parë në Kuvend, pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese të njëanshme. Ndryshimet kushtetuese, të hartuara në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste, jashtë Këshillit Politik dhe pas Dakordësisë së 5 Qershorit, prishin marrëveshjen e arritur mes palëve. Këto ndryshime kushtetuese të njënashme bien ndesh edhe me traditën 30 vjeçare të miratimit të rregullave elektorale, që janë bërë gjithmonë me gjithëpërfshirje dhe konsensus, me qëllim rritjen e besimit të qytetarëve tek zgjedhjet dhe forcimin e demokracisë pluraliste.

Lexo edhe:

Horoskopi, e mërkurë, 18 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Vuçiç kërcënon Kosovën: Gjërat po ndryshojnë në botë! Serbia do të fitojë

Miratimi i Reformës Zgjedhore, gjithëpërfshirëse dhe konsensuale, është edhe kërkesë e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave. Opozita e Bashkuar ka qenë dhe mbetet seriozisht dhe në mirëbesim e angazhuar në përmbushjen e këtij objektivi madhor për vendin dhe ka dhënë kontribut real në përmbushjen e këtij kushti. Kjo arritje e përbashkët nuk duhet të zhbëhet nga interesat e ngushta politike. Marrëveshja politike e 14 Janarit dhe Dakordësia e 5 Qershorit të arritura me ndihmën e partnerëve strategjikë SHBA dhe BE duhen respektuar plotësisht dhe pa ndryshime nga të gjitha palët.

 Sipas këtyre marrëveshjeve, çështjet e dakordësuara në 5 Qershor duhet të aprovohen pa asnjë ndryshim dhe pa vonesa të mëtejshme për të mundësuar zbatimin e dispozitave të reja zgjedhore, duke përfshirë ngritjen e KQZ së re dhe fillimin nga puna për zbatimin e identifikimit biometrik të zgjedhësve. Për pasojë, çdo diskutim tjetër, sipas Marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit, si dhe duhet të jetë në përputhje me Rekomandimet dhe praktikat më të mira të OSBE dhe Komisionit të Venecias.

 Rikonfirmojmë qëndrimin tonë se nëse Partia Socialiste është vërtetë e interesuar për të diskutuar mbi çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit t’i parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Për vijimin e punës në Këshillin Politik palët kanë dakordësuar edhe në pikën 11 të Marrëveshjes së 5 Qershorit. Opozita e Bashkuar shpreh gatishmërinë të vazhdojë diskutimin dhe punën në Këshillin Politik për çdo temë dhe çështje që lidhet me zgjedhjet, duke nisur nga sot, por pa penguar apo vonuar miratimin pa ndryshime, sa më parë të dakordësisë së 5 Qershorit.”

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 18 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 17/06/2025
BOTA

Vuçiç kërcënon Kosovën: Gjërat po ndryshojnë në botë! Serbia do të fitojë

22:49 : 17/06/2025
BOTA

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë, dënon sulmet ruse

22:41 : 17/06/2025
BOTA

Sherr me thika në lagjen Çair të Shkupit, plagosen tre persona! I dëmtuar edhe një 14-vjeçar

22:33 : 17/06/2025
SPORT

Barcelona arrin akordin me Nico Williams, kontratë 6-vjeçare për sulmuesin

22:29 : 17/06/2025
BOTA

VIDEO/ Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

22:19 : 17/06/2025
Para

Koronavirusi/ Brataj: Pikun nuk e kemi arritur ende! Ç‘pritet të ndodhë pas 2 javësh

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 18 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 17/06/2025

Vuçiç kërcënon Kosovën: Gjërat po ndryshojnë në botë! Serbia do të fitojë

22:49 : 17/06/2025

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë, dënon sulmet ruse

22:41 : 17/06/2025

Sherr me thika në lagjen Çair të Shkupit, plagosen tre persona! I dëmtuar edhe një 14-vjeçar

22:33 : 17/06/2025

Barcelona arrin akordin me Nico Williams, kontratë 6-vjeçare për sulmuesin

22:29 : 17/06/2025

VIDEO/ Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

22:19 : 17/06/2025

Edhe SHBA përfshihet në konflikt? Bombarduesit B-52 pranë Iranit

22:06 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com