Ish-partnerja e Johnny Depp, Winona Ryder ka thënë se është “e pamundur të besosh” pretendimet nga ish-gruaja e tij Amber Heard se ai ishte i dhunshëm, shkruan BBC.
Depp, 57 vjeç, po hedh në gjyq prestigjioezen “The Sun” mbi një artikull që i referohej atij si “sulmues i gruas”, por gazeta pohon se ishte e saktë.
Ryder, e cila ishte në një lidhje me Depp për katër vjet, tha: “Unë e kuptoj që është shumë e rëndësishme që unë të flas nga përvoja ime, pasi unë padyshim nuk isha atje gjatë martesës së tij me Amber, por, nga përvoja ime , e cila ishte kaq e ndryshe, unë isha absolutisht e tronditur, e hutuar dhe e mërzitur kur dëgjova akuzat kundër tij”.
“Ideja se ai është një person tepër i dhunshëm është gjëja më e fundit nga Johnny që unë e njihja dhe e doja”, shtoi ajo.
“Ai kurrë nuk ishte i dhunshëm ndaj meje, kurrë nuk ishte abuziv ndaj meje ose kujtdo që kam parë”, deklaroi ish-partnerja e aktorit.
“Unë vërtet dhe sinqerisht e njoh atë vetëm si një njeri me të vërtetë të mirë, një djalë tepër të dashur, jashtëzakonisht të dashur, i cili ishte aq shumë mbrojtës për mua dhe njerëzit që ai e do, dhe unë u ndjeva aq shumë e sigurt me të”, tha ajo.
“Unë nuk dua ta quaj askënd gënjeshtar, por nga përvoja ime e Johnny, është e pamundur të besosh se pretendime të tilla të tmerrshme janë të vërteta. Unë e shoh atë jashtëzakonisht shqetësuese, duke e njohur atë”, përfundon Ryder.
Po ashtu, Paradis tha se kishte njohur Depp për më shumë se 25 vjet, përfshirë 14 vjet kur ishin partnerë dhe rritën së bashku dy fëmijët e tyre.
“Gjatë gjithë këtyre viteve unë e kam njohur Johnnyn të jetë një person dhe baba i sjellshëm, i vëmendshëm, zemërgjerë dhe jo i dhunshëm”, tha ajo.
Paradis tha se ai është një nga aktorët më të mirë, ndërsa thotë se deklaratat e Heard nuk mund të jenë të vërteta.
“Nuk ishin asgjë nga ajo që Johnnyn e kam njohur, nga përvoja ime e shumë viteve mund të them se ai kurrë nuk ka qenë i dhunshëm ose abuziv ndaj meje”, deklaroi ajo.
“Unë kam parë që këto deklarata të turpshme kanë qenë vërtet shqetësuese dhe gjithashtu shkaktuan dëme në karrierën e tij sepse për fat të keq njerëzit kanë vazhduar të besojnë këto fakte të rreme”, shtoi ajo.