Dashi
Ata qe janë ne një lidhje do vazhdojnë te kenë një dite te qete edhe sot. Mes tyre nuk do lindin aspak mosmarrëveshje, madje edhe sikur persona te trete te bëjnë te pamundurën te nxisin debate. Beqaret do jene pa fat ne dashuri, por me shume fat ne shoqëri. Buxheti ka për te pasur tronditje te njëpasnjëshme për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme qe do kryeni.
Demi
Jeta ne çift do jete goxha e mire. Ju dhe partneri do funksiononi si një ekip dhe nuk do hidhni asnjë hap pa marre mendimin e tjetrit. Beqaret kane për te përjetuar emocione te mëdha fale ndikimit pozitiv te Venusit. Qe sot e tutje çdo gjë ka për te ndryshuar për ta. Ne planin financiar çdo gjë ka për t’iu ecur mire, pasi kohet e fundit keni ditur si t’i menaxhoni te ardhurat.
Binjaket
Dite shume e mire do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do flisni hapur ne çdo moment dhe marrëdhënia mes jush dhe partnerit do mbetet e jashtëzakonshme. Beqaret nuk duhet te bëjnë gjera për te cilat te pendohen, por duhet te qëndrojnë gjithë kohës me këmbë ne toke. Buxhetin do e keni me tepër nen vëmendje dhe do arrini te zgjidhni edhe disa probleme.
Gaforrja
Plutoni do ndikoje negativisht tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite dhe mund te lindin here pas here probleme me partnerin. Nuk do toleroni për asnjë moment. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër pasi me shume gjase atëherë kur nuk do e preson mund t’iu shfaqet personi ideal. Financat do jene goxha te vështira për t’u menaxhuar, kështu qe me mire kërkoni ndihme.
Luani
Duhet te silleni mire me partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse po filluan problemet zor se do dilni shpejt prej tyre. Mundohuni te mendoni here pas here edhe për surpriza. Beqaret do flirtojnë gjithë kohës me një person dhe ne mbrëmje mund te marrin edhe ftesa për te dale. Ne planin financiar duhet t’i analizoni gjerat me shume kujdes para se te hidhni hapa.
Virgjeresha
Dite shume e qete ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni as mosmarrëveshjen me te vogël me partnerin. Beqaret do realizojnë papritur një takim te veçante i cili do ua ndryshoje jetën për mire, përgjithmonë. Ne planin financiar do mbizotërojë ekuilibri. Përfitoni nga kjo për te hequr edhe disa para mënjanë sepse do ju duhen para edhe për ditët ne vijim.
Peshorja
Sot priten shume përmirësime ne jetën tuaj ne çift dhe keni për te përjetuar emocion pas emocioni. Mire do jete ta shfrytëzoni çdo çast sa me shume sepse jo gjithmonë vijnë dite te tilla. Beqaret nuk duhet te joshin çdo person qe do ju dale para syve sepse do pendohen tej mase me vone. Me shpenzimet tregohuni sa me te matur dhe gjendja ka për te mbetur e kënaqshme.
Akrepi
Dite intensive ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni për mrekulli ne krahët e partnerit dhe nuk do preferoni te ndaheni për asnjë çast. Beqaret nuk do kenë fat ne dashuri dhe do vazhdojnë te mbeten vetëm. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni asnjë lloj rreziku sepse nëse situata ju del jashtë kontrollit, keni për te pasur vështirësi ne vazhdimësi.
Shigjetari
Do jeni shume serioze gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe do vendosni disa pika mbi “i” ne lidhjen qe keni krijuar. Ne fakt kishte ardhur koha e duhur dhe duhet ta bënit një gjë te tille. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te flirtuar me disa persona. Me shpenzimet do jeni tej mase te kujdesshëm dhe gjendja ka për t’u përmirësuar tej mase.
Bricjapi
Dite shume e trazuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje ka për te qene kjo e sotmja. Asgjë nuk do shkoje si e kishit menduar dhe debatet ne çift ndonjëherë do marrin përmasa ekstreme. Beqaret do ëndërrojnë me shume sesa duhet dhe realiteti do ju duket mjaft i trishtë. Ne planin financiar do jete mire te mos ndërmerrni shume rreziqe sepse situata ne një moment mund t’iu dale jashtë kontrollit.
Ujori
Mos e lini veten pas dore gjate kësaj dite sepse partneri mund te mërzitet me ju dhe mund te kërkojë një person tjetër. Beqaret nga ana tjetër do kenë mbështetjen e Plutonit dhe mund te takojnë persona vërtet te veçante. Nuk duhet te lejojnë asnjë mundësi t’iu ike nga duart. Buxhetin mbajeni gjate gjithë kohës nen kontroll dhe keni për ta pare qe nuk do keni asnjë problem.
Peshqit
Do i jepni prioritet absolut jetës tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin do jete e adhurueshme. Mund te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël e cila do i shtoje edhe me tepër emocionet. Edhe për beqaret perspektivat janë te mira, por ata nuk duhet te nxitohen. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme, kështu qe shmangni shpenzimet e pamenduara mire.