Hong Kongu do të vendosë rregulla strikte distancimi social duke filluar nga mesnata e sotme.
Mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme për njerëzit që përdorin transportin publik, ndërsa restorantet nuk do të ofrojnë më shërbim në ambientet e tyre. Këto biznese mund të japin vetëm ushqim të paketuar për konsumatorët pas orës 18.00, raporton Reuters.
Këto dy rregulla nuk u implementuan gjatë valës së parë dhe të dytë të koronavirusit në vend, më herët gjatë këtij viti. Nëse një person nuk mban maskë në transportin publik, ai mund të ndëshkohet me një gjobë prej 645 dollarësh.
Carrie Lam tha të hënën se qeveria do të kufizojë mbledhjen e personave nga 50 që ishte në katër. Dymbëdhjetë llojet e institucioneve, përfshirë palestrat dhe vendet e dëfrimit duhet të mbyllen për një javë.
“Rastet e konfirmuara së fundmi tregojnë ekzistencën e transmetimit të qëndrueshëm dhe të heshtur në komunitet,” thuhet në një deklaratë të qeverisë.