Është e vështirë të shikosh duke qarë një vajzë me karakter të fortë si konkurrentja e “She’s on Top”, Erjola Doci. Por një histori prekëse e shtyu atë drejt shpërthimit të emocioneve.
Erjola zbuloi se para tetë vitesh, babai i ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë dhe thotë se ia ka ndierë mungesën figurës atërore. Erjola zbuloi se në vogëli, këmba i është djegur gjatë një ceremonie familjare dhe probabiliteti që ajo të vdiste ishte tepër i lartë. Ishte pikërisht babai, ai që i dhuroj gjak dhe bëri të mundur që ajo të jetë ende në jetë. Prandaj, shprehet se e ruan atë shenjë si gjënë më të çmuar në jetë, pasi sa herë e shikon kujton babain. “She’s on Top”, është një reality-show që ajo ka marr pjesë për babain, ëndrra e tij sipas Erjolës ishte që ta shikonte të bijën një moderatore të njohur, prandaj ajo ka marrë pjesë në këtë kompeticion për të bërë të lumtur atë. Erjola kujton se ditën që ajo mori pjesë në program, i ati iu shfaq në ëndërr dhe e përgëzoi për këtë gjë. Me anë të kësaj historie, qëllimi i Erjolës është t’i japë forcë dhe vajzave të tjera me histori të ngjashme me të sajën.
“Pas tetë vitesh e nis këtë rrugëtim pa ty. Unë kam tetë vite pa figurën atërore. Por unë kam pasur fatin që ti them baba dikujt. Unë kur kam qenë e vogël jam djegur dhe kam një shenjë në trupin tim. Është një shenjë që ai ka lënë një shenjë tek unë. Në moshën katër vjeçe, jam djegur dhe më thanë që nuk do të shpëtosh, babai më dha gjak dhe më shpëtoi. Kam marr shumë nga babai im, karakteri I tij ka qenë I fortë dhe I butë. Babai më ka dalë në ëndërr në momentin që hyra në she’s on top, sepse unë bëra ëndrrën tij realitet. Unë kur isha e vogël, në gjimnaz. Ai gatuante me mua, pasionin e tij e kam pasuar dhe unë. Mbaj mend që kur ikja në ekskursione isha tekanjoze dhe nuk haja, ai merrte një orë më parë në telefon për të më gatuar gjërat e mia të preferuara. Në çdo aktivitet ai vinte me mua, kur e morëm vesh që ishte sëmurë, nuk kishim kohë ta shpëtonim. Pavarësisht që ishte në shtrat, gjente forcën, vishej dhe vinte me mua. Ka qenë një ëndërr që po e ndjek sot. Gjatë universitetit nuk e kisha më. Ishte ai që më thoshte do të dërgoj në shkollë do të vij të marr. Kjo ka ndikuar shumë tek unë. Dashuria për nënën është ndryshe, figura e një mashkulli është ndryshe. Unë ja ndjej shumë mungesën, sepse vëllai është me punë jashtë Shqipërisë, nuk kam pasur një mashkull që të më japin këshilla. Mundohem të qëndroj me persona më të pjekur se vetja për të më plotësuar figurën e tim ati. Më mungojnë shumë gjëra. Jam karakter i fortë, jam agresive si ai. Shpesh herë më del në ëndërr dhe e vuaj shumë mungesën e babit. Është ai arsyeja që jam e fortë. Mërzitem dua të flas me të, kur bie shi strukem në dhomë dhe mendoj për të. E kam të vështirë të flas për këtë gjë, kur jam me ta bëj sikur e kam kaluar këtë dhimbjen. Është diçka që e vuaj brenda vetes, e kam të vështirë të flas. Fakti që zgjodha ta tregoja sot është ti jap forcë. Nëse ne nisim diçka duhet ta dërgojmë deri në fund. Forca ime më e madhe është im at. Nuk dua që mami të më shohë duke qarë, por duke qeshur. Në shumë situate mundohem ta mbaj veten dhe të mos e ul kokën. Nëse jeta do të më vijë në vija të ndryshme, nuk do të ndodhi kurrë, do ta bëj krenar. Unë e preka ëndrrën e tij dhe do e dërgoj deri në fund. Fakti që ai e ndjeu atë gjë atje ku është, më bën të fortë dhe do t’ia dal”, rrëfeu mes lotëve Erjola.