• Kontakt
Thursday, June 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Edi Oga: Rama të bëj një emision humori pasi të lërë detyrën

13:33 : 06/10/2016
në SHOW BIZ

Nga “Makinë me dy timonë” në “Apartamentin 2 XL”, Edi Oga ka gjithmonë frazat e duhura për çdo rast.

Në pozicioni e drejtuesit të show-t të humorit të ndërtuar mbi improvizimin, ai ka plotfuqinë për të organizuar minibotën e zhurmshme brenda spektaklit, ku ndodh gjithçka si në jetën reale. Për pingpongun e batutave me aktorët, si i sheh politikën dhe politikanët, dhe menaxhimi i aktoreve seksi të apartamentit, Edi Oga flet për gazetën “Panorama”.

Sërish në pozicionin e moderatorit në “Apartamenti 2 XL”. Të duket vetja nga pak Zot, pasi i sheh dhe i udhëzon aktorët nga lart?

Keni të drejtë. Është vërtet zbavitëse të jesh në kontroll të dy përbindëshave të skenës, por ky kontroll nuk zgjat shumë, sepse vjen një moment dhe ata bëhen të papërmbajtshëm. Kështu që duhet të sajosh ndonjë urdhër tjetër, aty për aty, për t’i mbajtur në kontroll.

Cilët janë “dy përbindëshat”, sipas teje?

Lexo edhe:

“56 mijë apartamente bosh në Tiranë”/ Xama: Krimi pastron para në ndërtim, hyjnë nga sektori i kleringut

Gattuso: Kush nuk jep 100% në stërvitje, nuk ka vend tek Italia ime

Julian Deda dhe Albano Bogdo. Edhe sivjet, ata do t’i ushqejnë fansat e tyre me të qeshura pa fund, sigurisht të asistuar nga aktorët e tjerë të trupës, po aq profesionistë.

Ka largime këtë vit apo prurje të reja në kastin i aktorëve?

Për momentin mund t’ju them vetëm se do të ketë pak ndryshime, të cilat synojnë përmirësimin e spektaklit. Erand Sojli, do të jetë sërish pjesë e trupës? Po, po, Erandi konsiderohet një pikë e fortë e “Apartamentit 2XL”.

Me cilin nga aktorët ti luan mirë pingpong batutash?

Për fat të keq, ai aktor nuk bën pjesë në “Apartamentin 2XL”.

Është Salsano Rrapi, pasi dihet që jeni miq të vjetër që keni bashkëpunuar prej vitesh si tekstshkrues i pjesëve të tij?

Jo, nuk besoj se ka rëndësi kjo ndërkohë që flasim për “Apartamentin”. Pozicioni im aktual në këtë format nuk presupozon batuta nga ana ime. Në fakt, po bëhen vite që unë nuk punoj më për tekstet e Salsanos, që janë një zbavitje më vete.

Në spektakël nuk mungojnë aktoret me forma seksi, siç është Eliona Pitarka. Në pozicionin e moderatorit, të ndodh të shpërqendrohesh nga një lakim më shumë që i bën trupit ndonjëra?

Edhe ndodh, por gjithnjë e më rrallë. Edhe në situata të tilla funksionon fenomeni i ambientimit.

“Apartamenti 2 XL” është me apo pa skenar? Ku mbaron skenari dhe ku nis improvizimi?

“Apartamenti 2XL” është një program pa skenar të mirëfilltë. Ajo që parapërgatitet, më tepër ngjan me një plan, sesa me një skenar. Me fjalë të tjera, fjalët që thonë aktorët, unë për herë të parë i dëgjoj në spektakël.

Sa vend do të zënë episodet apo të ftuarit nga politika këtë sezon?

Programi në vetvete përpiqet të përfshijë sa më pak politikë në të, duke parë edhe audiencën primare së cilës i drejtohet. Por ne jemi një shoqëri që, fatkeqësisht, konsumon shumë politikë, prandaj është e pashmangshme ta përjashtosh totalisht.

Nga eksperiencat e viteve të kaluara ju keni një deri dy të ftuar te “Apartamenti 2 XL”. E keni bërë listën e të ftuarve të këtij sezoni?

Si rregull, të ftuarit i zgjedhim në bazë të kuotave momentale që ata kanë. Një gjë mund ta them që tani, të ftuarit do të jenë shumë të pëlqyer nga publiku, të larmishëm dhe do të angazhohen në situata nga më të paparashikueshmet.

Ti vetë cilën pyetje do t’u bësh patjetër të ftuarve më të kuotuar? Pra një pyetje bazike që do t’ua bësh të gjithëve, që mund të jetë një i varfër, i pasur, seksi ose jo, heteroseksual, biseksual apo gay?

A gjete kollaj parkim?

Nëse do të ishe ti moderatori i qeverisë aktuale, çfarë direktivash do jepje për Kryeministrin Edi Rama, dhe disa nga ministrat kryesorë të tij?

Komplimente për pyetjen! Po më ftoni të merrem me politikë, ndërkohë që unë nuk kam asnjë bindje politike. Kryeministrit do t’i thosha që pas mandatit të tij qeverisës, të realizonte një program me humor në televizion, sepse më duket shumë i zoti në përdorimin e fjalës për të shkaktuar të qeshura.

Nga ministret femra, cilat të duken më tërheqëse për t’i ndjekur në mbajtjen e fjalimeve të tyre dhe e kundërta, pra antipatiket për ty?

Turp është, por më duhet të futem në Google për të mos gabuar nëse ajo që e mendoj si ministre, është vërtet e tillë.

Meqë jemi në ditët e një diskutimi të madh politik, ti je pro legalizimit të prostitucionit dhe hashashit dhe pse?

Raportet e mia me tema të tilla politike unë nuk parapëlqej t’i diskutoj me të tjerë. Si rregull, i shpreh ose jo me anë të votës.

Ti ku frymëzohesh më shumë për të lundruar gjithmonë në ujërat e humorit?

Nuk ka më frymëzues se fakti që në këtë jetë jemi kalimtarë dhe nëse nuk e jetojmë me humor, bëjmë diç- ka vërtet qesharake!

Dhe çfarë merr shumë seriozisht në jetë?

Familjen, shëndetin, punën, në këtë renditje.

KLOTILDA HARKA/Panorama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“56 mijë apartamente bosh në Tiranë”/ Xama: Krimi pastron para në ndërtim, hyjnë nga sektori i kleringut

16:23 : 19/06/2025
SPORT

Gattuso: Kush nuk jep 100% në stërvitje, nuk ka vend tek Italia ime

16:16 : 19/06/2025
AKTUALITET

Konflikti Izrael-Iran, Nesho: Teherani është kërcënim serioz për stabilitetin ndërkombëtar

16:14 : 19/06/2025
SPORT

Atletico synon mbrojtësin e Leverkusen, gati të shpenzojë 40 milionë euro

16:04 : 19/06/2025
AKTUALITET

Çmimet në Shqipëri më të larta se mesatarja e BE/ Soko: Nuk stimulohet bujqësia dhe prodhimi vendas

16:02 : 19/06/2025
BOTA

Analizë: Roli kyç i Gardës Revolucionare në Iran, një gjeneral në vend të Khameneit?

15:51 : 19/06/2025
Para

Zheji: Si Blushi do ta copëtojë të majtën

TË GJITHA

“56 mijë apartamente bosh në Tiranë”/ Xama: Krimi pastron para në ndërtim, hyjnë nga sektori i kleringut

16:23 : 19/06/2025

Gattuso: Kush nuk jep 100% në stërvitje, nuk ka vend tek Italia ime

16:16 : 19/06/2025

Konflikti Izrael-Iran, Nesho: Teherani është kërcënim serioz për stabilitetin ndërkombëtar

16:14 : 19/06/2025

Atletico synon mbrojtësin e Leverkusen, gati të shpenzojë 40 milionë euro

16:04 : 19/06/2025

Çmimet në Shqipëri më të larta se mesatarja e BE/ Soko: Nuk stimulohet bujqësia dhe prodhimi vendas

16:02 : 19/06/2025

Analizë: Roli kyç i Gardës Revolucionare në Iran, një gjeneral në vend të Khameneit?

15:51 : 19/06/2025

Spanja kundërshton rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e NATO-s

15:50 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com