• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sa të ardhura do të legalizohen nga amnistia fiskale?

20:32 : 08/07/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Qeveria ka hedhur për konsultim draftin e amnistisë fiskale që synon të legalizojë të ardhurat e padeklaruara në vite të bizneset, individëve dhe emigrantëve. Ministrja e Financave, Anila Denaj shpjegon se ende nuk ka një llogaritje se sa të ardhura do të amnistohen, por synimi është që jashtë nismës të mbeten paratë e krimit.

“Në çdo përpjekje për amnisti në vitet e kaluara, rezultatet kanë qenë minimaliste, pasi asnjëherë nuk janë shoqëruar me aministi penale. Projektligji i hartuar përtej amnistisë fiskale, synon edhe amnistinë penale. Kalkulimi për të ardhurat është i vështirë për t’u realizuar. Kjo amnisti bëhet për bizneset dhe individët që do të sjellë për ta një përfitim të shtuar.

Pjesa që është jashtë ekonomisë, jashtë sistemit financiar në fillim të vitit është artikuluar në vlerën e 2,4 mld eurove. Nuk mund ta them që gjithë pjesa e synuar është brenda, pasi kërkojmë të bëjmë një ndarje të thellë të burimeve jo të sigurta të ekonomisë.

Ne synojmë atë pjesë të ekonomisë që është e pastër, që është vendosur me punë të ndershme. Prandaj nuk ka një ndarje dhe një synim i të ardhurave që do të amnistohen. Synimi i administratës fiskale është hartimi i instrumenteve që nëpërmjet sistemit do të gjurmojnë edhe pas këtij viti, pasi ky është thelbi i gjithë amnistisë, prandaj biznesi duhet ta konsiderojë këtë vitin zero.”

Ministrja Denaj tha se nga amnistia do të përfitojnë bizneset dhe emigrantët.

Lexo edhe:

Policia apel shqiptarëve, zbulon skemën mashtruese: Kujdes! Iu vjedhin para nga llogaria bankare

Roza Lati flet për vajza që shesin trupin për para: Prostitucioni është “zanat” i vjetër!

“Amnistia fiskale nuk vjen për shkak të pandemisë, por si një nevojë për të ftuar bizneset që në vite kanë krijuar diferencë mes realitetit dhe pasqyrave fiskale, çka krijon një ngërç në avancimin e biznesit dhe zhvillimit ekonomik.

Përtej garancive sovrane që do të kërkojnë kohën e duhur për t’u përthithur dhe për të dhënë impaktin. Por nuk mund të ndodhë që të gjitha këto fonde të japin impakt me këtë ngërç ekonomik, pasi pasqyrat fiskale dhe ato reale nuk janë në të njëjtën qasje. Është një mundësi që ai biznes që e ka vendosur atë aset me punë të ndershme, ta amnistojë për 10 vjet.

Në amnisti përfshihen edhe individët që kanë siguruar të ardhur nga emigracioni dhe nuk i kanë deklaruar. Që në momentin e hartimit të ligjit nuk janë përfshirë në amnistinë fiskale disa kategori, si ato që janë të ekspozuar në politike dhe administratën e lartë, apo ata persona që janë përfshirë në pastrimin e parave.”

Rishikimi i buxhetit

Rishikimi për herë të tretë i buxhetit të këtij vit, nuk do të prekë shpenzimet publike sipas ministres të Financave. “Akti normativ i buxhetit synoi në radhë të parë, të lerë të paprekura disa shpenzime të cilat janë të domosdoshme për të vijuar, siç janë shpenzimet kapitale. Në fillim të vitit e kemi theksuar se përtej situatës të pandemisë shpenzimet kapitale nuk janë prekur. Në vijim rritëm shpenzimet kapitale dhe na u desh që të ndryshonim dhe një nen të rëndësishëm të ligjit organik të buxhetit, për të akomoduar dy goditjet e ekonomisë, atë nga tërmeti dhe pandemia.”

Ndërsa për alokimin e fondeve të shëndetësisë me buxhetin e rishikuar, ministrja Denaj theksoi se do të ketë rritje të tyre edhe gjatë periudhës afatmesme. “Synohet që fondi për shëndetësinë të jetë në rritje në raport me prodhimin e Brendshëm Bruto. Projektbuxheti afatmesëm 3-vjeçar që është këtë javë në diskutim, do të ketë vëmendjen e synuar për të parë përtej këtij 6-mujori. Me adresimin e nevojave në fazën e parë të emergjencës dhe me fondi rezervë të alokuar ka mundësi të mjaftueshme për të përballuar nevojat e shëndetësisë këtë vit. Në planin e rimëkëmbjes jo e gjitha pasqyrohet nëpërmjet rishikimit të buxhetit, por flasim për politika fiskale afatmesëm, politika të integrimit ekonomik që do të kenë në fokus biznesin e vogël dhe të mesëm. Të gjitha këto nuk janë të reflektuara në 6-mujorin e dytë të vitit, janë politika afatmesme.” /Monitor/

Etiketa: amnistialegalizimepara

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Policia apel shqiptarëve, zbulon skemën mashtruese: Kujdes! Iu vjedhin para nga llogaria bankare

16:43 : 24/07/2025
SHOW BIZ

Roza Lati flet për vajza që shesin trupin për para: Prostitucioni është “zanat” i vjetër!

16:33 : 24/07/2025
AKTUALITET

Raiffeisen Bank pjesë e skandalit BANKERS, lejoi tërheqien e parave të sekuestruara nga Tatimet

10:56 : 22/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Transferuan mln euro të drogës në Shqipëri përmes sistemit “Hawala”, lihen në burg të arrestuarit

16:22 : 21/07/2025
AKTUALITET

Transferonin paratë e pista përmes sistemit “Hawala” nga Zvicra në Shqipëri, goditet grupi kriminal

12:09 : 20/07/2025
AKTUALITET

Çmenduria e radhës, Rama: Do të zhdukim paranë cash. Kujt i drejtohet kjo thirrje?

13:47 : 19/07/2025
Para

Dy lojtarë të Partizanit preken nga Covid-19

TË GJITHA

Nëna e 3 fëmijëve prej një jave e zhdukur në Tropojë/ Vijojnë kërkimet, dyshohet për krim në familje

12:44 : 28/07/2025

Fier/ Vranë kryefamiljarin dhe inskenuan vdekjen e tij, mbërrijnë në gjykatë nënë e bijë

12:38 : 28/07/2025

U hodh në det e nuk u kthye më/ Akoma asnjë shenjë jete nga 57-vjeçari portugez

12:30 : 28/07/2025

58 ish-ambasadorë të BE-së letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

12:14 : 28/07/2025

“Partizani”/ Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon Berishën e Malltezin

11:58 : 28/07/2025

Avokatët e Veliajt kërkesë SPAK-ut: 10 ditë s’na mjaftojnë për të lexuar dosjen, zgjateni afatin

11:44 : 28/07/2025

U gjet e pajetë në banesën e djegur, 52-vjeçarja në Pogradec dyshohet se është vrarë

11:42 : 28/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com