• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Rënia e mitit të SHBA në Tiranë

15:28 : 05/10/2016
në BOLD BLOG

Nga Andi Bushati

Përkimi rastësor i disa ngjarjeve të ditëve të fundit dhe jehona që i’u bë atyre, kanë rihapur edhe njëherë debatin lidhur me rolin e diplomatëve amerikanë në Tiranë.

Sali Berisha përdori së fundi një gjuhë të fortë kundër ambasadorit Lu duke e quajtur atë me përbuzje guvernator të Shqipërisë që mban anën e qeverisë.

Pak ditë më parë, megjithëse u prit si mik i veçantë, një sërë mediash i kujtuan njeriut që hapi i pari ambasadën e ShBA në Tiranë, Kris Hillit, angazhimin që kish pasur në burgosjen e liderit të opozitës Fatos Nano dhe akuzat e ashpra të këtij të fundit në atë kohë.

E njëjta fabul u përsërit edhe me rikthimin e Aleksandër Arvizut në Tiranë, i cili e stampoi mandatin e tij me shprehjen “burrë shteti” për kryeministrin e akuzuar se sapo kishte vrarë 4 demonstrues të pafajshëm.

Lexo edhe:

Katër gola në Sofje, përfundon miqësorja Bullgari U19-Shqipëri U19

Shtyhet seanca pleanare e 12 qershorit, zbulohet arsyeja

Natyrisht secili prej këtyre tre rasteve ka veçorinë e tij.

Donald Lu e përdhosi keq reputacionin e vendit që përfaqëson me denigrimin që i bëri protestës së ambientalistëve dhe me afishimin e tij të dekompleksuar në përkrahje të kryeministrit.

Kris Hill, megjithëse e mohoi implikimin e tij direkt në burgun politik të liderit socialist (korrik 1993-mars 1997), në shpjegimet që dha, nuk e justifikoi dot heshtjen e turpshme të ambasadës për këtë ngjarje dhe mbështetjen e pakursyer ndaj regjimit autokratik të Berishës edhe shumë kohë pas saj.

Po ashtu edhe Aleksandër Arvizu me gjithë arsyetimet që ka shprehur për termin skandaloz “burrë shteti”, se ai mëtoi ta zbuste bishën duke i qëndruar në krah, nuk ka bindur askënd.

Sado të largëta dhe të ndryshme nga njëra tjetra të jenë këto tre fabula, ato konvergojnë në një pikë: në pjesën më të madhe të rasteve, diplomacia amerikane në Shqipëri ka qenë hapur në krah të qeverisë edhe kur kjo e fundit ka qenë në konfikt direkt me shumicën dërmuese të qytetarëve të saj.

Po ti shtohen këtyre shembujve, raste si ato të sharlatanit makartist Rajerson, të zonjës me uniformë Lino, apo dendit pro socialist Limpreht, konkluzioni bëhet edhe më i ashpër.

Ai ngre pyetjen e madhe, nëse ne duhet të vazhdojmë ti konsiderojmë diplomatët amerikanë të Tiranës si mishërim të kriterit të vërtetës, si gjykatës të ndershëm të shernajës sonë, si emisarë të vendit të lirive?

Rolin e saj si “perandoria e së mirës”, apo si fanar ndriçues i një rruzulli njëpolar, SHBA po e humb me shpejtësi edhe në botë që pas përfundimit të luftës së ftohtë. Prej kësaj kohe, Amerika nuk është më vetëm vendi që kontribuoi në mposhtjen e nazifashizmit 70 vite më parë, dhe që i hoqi qafe globit rrezikun e ariut rus.

Ajo është gjithashtu vendi që harxhon gjysmën e buxhetit të saj për të hapur konflikte si ato të Irakut apo Afganistanit. Ajo është vendi që ka më shumë të burgosur për frymë sesa Kina apo Koreja e veriut. Ajo është vendi ku çdo ditë mbi 30 persona humbasin jetën me armë zjarri. Ajo është vendi ku një në çdo katër fëmijë mbush barkun me supën popullore. Ajo është vendi ku çmimet e çmendura të studimeve, krijojnë riprodhim drastik të pabarazive sociale. Ajo është vendi ku të pasurit paguajnë më pak taksa (15%) ndërsa njerëzit e thjeshtë shumë më tepër (25-30%). Ajo është vendi ku lobistët kanë më shumë pushtet sesa votuesit. Ajo është vendi ku vetëm në fushatën e fundit presidenciale, dy partitë kryesore mendohet të shpenzojnë mbi 7 miliardë USD, për të vazhduar të ndajnë pushtetin në mes tyre.

Roli i arbitrit të ndershëm botëror, të kësaj superfuqie të vetme, sa të padrejtë përtej kontinentit, aq dhe të pabarabartë brenda tij, ka kohë që është vënë në pikëpyetje anembanë globit.

Miti i vendit të lirive ka kohë që është krisur.

Mirazhi i një shoqërie të drejtë ka kohë që ka rënë.

Por, pavarësisht këtij trendi botëror, këtej nga anët tona, përkimi i disa koinçidencave historike dhe fakti se mendimi intelektual botëror mbërrin me vonesë, e ka mbajtur gjithnjë të gjallë imazhin e vendit të ëndrrave.

Prandaj shpesh, kur na është dukur se kryediplomatët e SHBA në Tiranë ndërmarrin akte të pamoralshme, më shumë jemi pritur ti vëmë fajin personit, përzgjedhjeve personale, sindromës së Laurencit të Arabisë, sesa politikës së madhe të shtetit prej nga ata vijnë.

Natyrisht edhe këto kanë pjesën e tyre të së vërtetës.

Shpesh historia e shkurtër na ka dëshmuar se ambasadorët e vendit më të fuqishëm në botë, bien këtu, pre e delirit të tyre të madhështisë.

Por, në një vështrim afatgjatë, me përjashtim të vendimmarrjes për ndonjë konkurs bukurie, apo ndonjë ekspozite pikture, pa llogaritur favorizimin për “x” tender ndërkombëtar, apo mbështetjen personale për “y” politikan, ata kurrë, po kurrë, nuk kanë pasur mundësinë të dalin nga linja që i është përcaktuar në Uashington.

Asnjëherë gabimet e tyre të mëdha në Tiranë, nuk kanë qenë produkt i zgjedhjeve të tyre personale.

Pikërisht për këtë, alibisë se fajin e ka Lu që është lidhur me Ramën, Limprehti që është kapur nga Meta, apo Rajersoni si mik i Berishës, duhet ti japim fund.

Në më të shumtën e rasteve gafat nuk kanë qenë të personit, por të vijës politike që ai përfaqëson.

Dhe duke qenë se prej këtu nga Tirana, ne as nuk e zhbëjmë as nuk e rregullojmë dot këtë raport, gjëja e vetme që kemi në dorë është të mos e marrim fjalën e këtyre ambasadorëve si kriterin e së vërtetës.

Duke qenë se tashmë jemi të vetëdijshëm se SHBA kanë bërë gafa të pariparueshme në botë dhe përfaqësuesit e saj gabime jo të vogla në rang lokal, e vetmja gjë që na mbetet të bëjmë është të zhvishemi nga miti i Amerikës së pagabueshme.

Ky çerek shekulli na ka mësuar se mbështetja e burgosjes së kundërshtarëve politikë, venerimi i kryeministrave që vrasin për një gardh, apo linçimi i shoqërisë civile në favor të qeverisë, nuk ka asgjë të përbashkët me Amerikën që kemi në kokë.

Në shumë raste imagjinata nuk është përputhur me realitetin dhe ky nuk është faji i ShBA, por mbi të gjitha faji ynë që vazhdojmë të shohim tek ajo, pa asnjë dyshim, kriterin e vetëm të së vërtetës, arbitrin e ndershëm dhe aleatin e drejtë. (Lapsi.al)

Lajme të lidhura

SPORT

Katër gola në Sofje, përfundon miqësorja Bullgari U19-Shqipëri U19

15:59 : 09/06/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca pleanare e 12 qershorit, zbulohet arsyeja

15:54 : 09/06/2025
AKTUALITET

Zgjatet me 6 muaj afati për hetimet ndaj Ilir Metës! Avokati: Do e çojmë në Strasburg

15:53 : 09/06/2025
SPORT

Tragjedi në finalen Portugali-Spanjë, një tifoz humbi jetën pasi ra nga tribuna

15:46 : 09/06/2025
AKTUALITET

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për Erion Veliajn

15:40 : 09/06/2025
AKTUALITET

Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat për gjyqtarë e prokurorë

15:39 : 09/06/2025
Para

Lorik Cana përgatit rikthimin te Marseja

TË GJITHA

Katër gola në Sofje, përfundon miqësorja Bullgari U19-Shqipëri U19

15:59 : 09/06/2025

Shtyhet seanca pleanare e 12 qershorit, zbulohet arsyeja

15:54 : 09/06/2025

Zgjatet me 6 muaj afati për hetimet ndaj Ilir Metës! Avokati: Do e çojmë në Strasburg

15:53 : 09/06/2025

Tragjedi në finalen Portugali-Spanjë, një tifoz humbi jetën pasi ra nga tribuna

15:46 : 09/06/2025

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për Erion Veliajn

15:40 : 09/06/2025

Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat për gjyqtarë e prokurorë

15:39 : 09/06/2025

“Tifozat Kuq e Zi” sulmojnë Dukën: Flamurin e UÇK-së s’do ta ndalni as ju dhe as miqtë tuaj në Beograd

15:37 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com