Ish-futbollisti i të rinjve të Juventusit, Xhuzepe Rica, ka ndërruar jetën në moshën 33-vjeçare, pas një emoragjie cerebrale në tru.
Futbollisti ishte shtruar në spital para disa javësh dhe kishte dalë nga koma më 22 qershor dhe gjendja e tij dukej se ishte përmirësuar.
Por në orët e fundit pati një përkeqësim të papritur të gjendjes së tij shëndetësore ku më pas erdhi dhe humbja e jetës.
Shumë njerëz të botës së sportit janë prekur nga ky lajm i dhimbshëm, teksa kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale.
Nuk mungojnë as 2 juventinët Kielini dhe Bufon.
Rica ka qenë shok skuadre te moshat e Juves, me lojtarë si Markizio, Krishito dhe Xhovinko. Për sa i përket karrierës së tij si futbollit, ai vitet e fundit aktivizohej në ligat e ulta italiane.