Tashmë dihet dhe nuk përbën asnjë të fshehtë fakti që një pjesë e mirë e strukturave të partisë demokratike janë copëtuar e fraksionizuar deri në qelizen më të vogël.
Vulën e mosfunksionimit dhe të ç`organizimit e legjitimoj humbja e Dibrës, pavarësisht blerjes masive, presionit dhe koordinimit perfekt të çunave të hashashit.
Sigurisht që në opinionin publik dhe në rradhët e partisë kjo gotitje pati ndikim të madh në përgatitjen e një sulmi ndaj lidershipit Basha, ndoshta pak edhe për shkak të prioritetit dhe rëndësisë që ai i dha atij procesi. Ne fakt ne diber nuk funksionoj asgje , minimalisht as informacioni qe jepnin ato pak struktura lokale dhe e gjithe paria e djathte per gjendjen dhe ecurine e fushates. Fitorja e shpallur e PD me shifra te frikshme nga anetari me i thjeshte e deri tek drejtuesit kryesore erresoi vendimet e Bashes, qofte per nje denoncim me te mire te krimeve elektorale se spo themi per parandalimin e tyre.
E gjithe situata para apo pas zgjedhjeve, mosfunksionimi, mosorganizimi, mosrrespektimi i hierarkise e cdo gje tjeter ne optiken time nuk eshte gabimi i Bashes.
Nuk mund te jete gabimi i tij qe deputetet e PD duke perjashtuar Berishen e disa te tjere nuk kane as kapacitetin minimal per te mbajtur nje fjalim pa gabime ne foltoren e parlamentit, nuk mund te jete gabimi i tij pjesa me e madhe e e te zgjedhurve ne sekretarjatet dhe departamentet qendrore te partise nuk ngrene dot fryme e nuk percjellin besim. Nuk eshte faji i tij sepse secili prej tyre eshte zgjedhur nen nje lidership tjeter ose nen presionin e bajraktarve te pushtetshem qe nuk zbatuan amanetin e fundit te Kryetarit legjendar Berisha por qe luftuan per nje cop te tortes te sapo pergatitur per Bashen. Kjo Pa dashur qe te shfajsoj totalisht Kryetarin aktual sepse edhe ai ka problemet e gabimet e tij dhe me te rendesishmet jane ato qe datojne ne periudhen e lidershipit te tij.
Ne fakt problemi me i madh qe do jete gangrene per demokratet eshte lista e re e e deputeteve te djathte dhe zgjedhjet e reja ne struktura dhe nuk do jete me problem i trasheguar por “made from Basha”.
Dicka e tille ka filluar te lulzoje ne gjirin e tij dhe eshte pikerisht forumi rinor i PD me kryetar Belind Kellicin i zgjedhur para nje viti nen nje proces te organizuar shume mire nga PD dhe totalisht jashte ndikimit te kryetarit Basha. Ne fakte ishte nje gare shume e forte ku u bashkua i madh e i vogel per nje beteje me mullinjte e eres. Nje lufte qe te vetmit qe i buzeqeshi fati ishte naivi Belind. Por nuk eshte as ky problemi se cdo gje u kapercye, serioziteti dhe fatkeqsia qendron ne faktin se FRPDSH eshte pa struktura qendrore sepse Belos nuk i dalin llogarite per te legjitimuar sekretaret e parazgjedhur prej tij. Sot po qarkullon nje date e re zgjedhjesh diku nga mesi i shtatorit e gjitha ne fuksion te te vetmit kandidat per Sekretar te perghithshem qe per me teper i ka kaluar dhe mosha per te mbajtur kete pozicion ,por me sa duket kryetari i ri i forumit nuk shqetesohet per statutin qe vete miratoj aq sa per epshet politike te dikujt. Ky po qe eshte problem i madh per Bashen. Nese deri me sot tregoj qe mund te jete i paanshem ne nje proces brenda partise eshte koha te tregoj edhe autoritetin qe ka si babai i saj. Eshte koha ti tregoje anetarve te rinise dhe aspiranteve qe ne PD ,qe ne partine e vlerave ,ne partine e kontributit nuk paracaktohet fituesi dhe nuk shkelen endrrat, e qe ai vete eshte garanti i saj.
Lemshi qe beri Kryetari i Ri i FRPDSH ne zgjedhjen e keshillit kombetar te FRPD duhet te mjaftoje qe Basha mos i besoj me lepirjes se Belos e gjykimit te tij se eshte i sigurte deshtimi i rradhes dhe fatal per Rinine por nepermjet sistemeve te tij te kontrollit te beje rregullatorin e situatave te ndera te krijuara . Apo ndoshta ta mesoj Belindin e ti japi ca nga vetja e ti mundesoje pavarsine kryetarit te forumit nga grupacione te caktuara brenda saj.
Nuk mbetet me as edhe nje vit nga zgjedhjet e ardhshme politike dhe rinia si motorr i i kesaj partie duhet te funksionoje me kapacitet maksimal e pa defekte brenda saj dhe tashme i vetmi lubrifikant mban vetem nje emer “Lulzim Basha”.
E sigurisht problemi i dyte e njesoj i rendesishme i Bashes jane deget e partise ne proces riformimi qe mesa duket nuk mund te mbyllen me sukses pas kaq muajsh pa nderhyrjen personale te lidershipit te partise. Jemi shume prane zgjedhjeve dhe Lulzim Basha duhet te nderhyje qofte dhe me emerim te kryetareve atje ku eshte e nevojshme ndoshta eshte e vetmja menyre per te shuar zerat kokeforte te klaneve brenda partise . Ne kete forme ashtu si Belindit mund mesoje nje tjeter gjarper qe fle ne gjirin e tij.
Besoj se per momentin mjaftone keto qe Partia dhe anetaret e saj te vihen ne levizje dhe te perpiqen te ngrejne frymen e duhur e per te krijuar besimin e munguar brenda dhe jashte saj e te bashkuar te shkojne drejt zgjedhjeve parlamentare ne 2017.
(Mberritur ne redaksi nepermjet email-it)