• Kontakt
Friday, June 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edi Rama nën amok

22:50 : 30/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Nga Erl Kodra

Ndërsa po ndiqja drejtëpërdrejtë konferencën për media të Kryeministrit Edi Rama mbajtur sot në Prishtinë, dukej se një frikë e pazakontë i kishte mbërthyer portretin. Mimika e rënduar nga pesha e halleve ia kishte deformuar shikimin, ndërsa mjekra e bardhë herë herë i dridhej nga njëlloj inati i pashpjegueshëm. Sot Edi Rama ishte në ditën e tij më të zezë.

Çfarë ia ka prishur sigurinë Kryeministrit? Cila gjamë ia turbulloi shpirtin krijues, dhe ia shpërfaqi atë frikë të thellë, aq sa ishte bërë si gjytyrym?

Diçka e rëndë ka ndodhur, sigurisht. Aq e rëndë ishte situata, sa edhe batutat “brilante” dilnin plot sforco, edhe kur deshi të zbulonte gjoksin kryeministror, duke u shprehur se ai mund t’a bënte këtë, sepse ai nuk ka asnjë problem me trupin e tij.

Po të krahasosh fjalimin e Ramës para Kujtim Gjuzit me konferencën e sotme për media, ishte si nata me ditën. Ndoshta edhe pse kishte ndryshuar habitat, ose ngaqë Prishtina është ndryshe nga Tirana. Në të vërtetë, ajo çfarë po ndodhte në shpirtin e tij, ishte një kundërthenie e frikshme, që përjetohet vetëm nga mëkatarët.

Lexo edhe:

No Content Available

Rama dukej si një klloun mediokër kur fliste për luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, për Gjykatën Speciale dhe krimet e Serbisë në Kosovë. Ngjante se ai nuk e vriste mendjen se çfarë thoshte, por se cila do të jetë figura e tij, dhe a ngjanë ai me një tradhëtar? Në të vertetë, me kë ngjanë Edi Rama?

Aktet politike të Edi Ramës janë të dokumentuara nëpër kancelaritë e Europës dhe të SHBA-ve nga shërbimet e tyre. Madje ato janë të dokumentuara më së miri edhe nga Shteti Serb; sidomos ato bisedat konfidenciale të kryera përgjatë takimeve të ngushta me mikun e tij Aleksandër. Për ato takime dhe biseda është i mirëinformuar edhe Hashim Thaçi, Baton Haxhiu, si dhe aktorë të tjerë politik dhe shtetëror. Asgjë nuk mund të mos shënohet dhe përceptohet, sidomos për çeshtje kaq madhore siç është paqja dhe siguria e Ballkanit dhe Europës.

Një habi e pashpejgueshme kishte kapluar shumë gazetarë dhe politologë, shqiptarë dhe të huaj; sepse ata e kishin të pamundur të perceptonin se si është e mundur që Presidenti i Kosovës dhe Kryeministri i Shqipërisë, bashkë me Presidentin e Serbisë, kishin rënë dakort që t’a ndanin Kosovën mes tyre, investimin më të madh të Shteteve të Bashkuara në rajonin e Ballkanit. Në të vertetë, çudia ishte legjitime, sa kohë që këto ide të çmendura kishin zënë vend edhe tek John Bolton, këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit Trump. Sigurisht nuk mund të ndodhte ndryshe, për sa kohë që kjo është një luftë (politike) e pambaruar.

Burokracia e shteteve serioze funksionon gjithmonë, sepse analistët e Shërbimeve të Sigurisë janë largëpamës, jo pazarxhi. Ata punojnë për shtete demokratike dhe të përgjegjshme, jo për gangsterët lokal të Ballkanit. Kësisoj nuk kishte si të ndodhte ndryshe; ai takim i planifikuar prej Richard Grenell do të anulohej, me çdo kusht, me çdo çmim, madje brutalisht.

Dhe ashtu ndodhi; duket sikur SHBA-të nuk ndjejnë ndonjë lloj mëshire për ata që duan të coptojnë vendin e tyre. Takimi u anulua, me një dekleratë të çuditshme, të pamëshirshme, që shkelte brutalisht Hashim Thaçin.

***

Shija e hidhur në gojën e Edi Ramës ia vështirësoi sot të folurën, sepse e keqja i buronte prej lukthit. Ai e kuptoi se gjithçka mbaroi, dhe se rreziku është më afër se kurrë. Ai kërkoi dëshpërimisht takimin me Ramush Haradinaj, me shpresën se do t’ia blejë heshtjen rreth akteve që kishte kryer. Plani A dështoi; dhe Edi Rama nuk ka një plan B.

Këto janë ditët më të zeza për Kryeministrin e Shqipërisë. Amoku i rëndë psikologjik e ka vënë përposhtë.

Fundi është tani.

 

Etiketa: politike bldnews host doman

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Harrojeni freskinë/ Një vapë përvëluese po vjen! Ja sa pritet të shkojnë temperaturat

TË GJITHA

43 të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite, mes tyre 26 pjestarë të organizatave humanitare

14:53 : 20/06/2025

Efektivi qëllon me grusht qytetarin, policia bashkiake e Beratit justifikon dhunën: Rrahën njëri-tjetrin!

14:51 : 20/06/2025

PAMJET e reja/ Ja si policia futi në kurth shitësit e drogë! Pas pagesës së lekëve, u vunë prangat

14:47 : 20/06/2025

UNICEF: Ka kolapsuar sistemi i ujit, fëmijët do të vdesin nga etja në Gazë

14:28 : 20/06/2025

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga solstici veror

14:27 : 20/06/2025

Drogë, zhvatje dhe kërcënime me vdekje/ Shkatërrohet banda e Elvis Demçes në Itali, 11 të arrestuar

14:16 : 20/06/2025

Hakerët sulmuan faqen online, Bashkia Tiranë: Pezullohet regjistrimi në çerdhe dhe kopshte

14:14 : 20/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com