• Kontakt
Sunday, September 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Akuza e New York Times: Trump mund të ketë shmangur taksat për dekada të tëra

16:00 : 03/10/2016
në BOTA

Sipas një artikulli të gazetës “The New York Times”, në deklarimin e taksave të vitit 1995, kandidati republikan Donald Trump ka raportuar një humbje prej 916 milionë dollarësh. Sipas artikullit, kjo i ka krijuar zotit Trump mundësinë e mospagimit të taksave federale për deri në 18 vjet radhazi.

Humbja e deklaruar prej gati një miliard dollarësh ka qenë e mjaftueshme për të shmangur rreth 50 milionë dollarë në vit pagesa të tatimit mbi të ardhurat për 18 vjet.

Gazeta “The New York Times” u konsultua me ekspertë të taksave të cilët thonë se nuk ka diçka të paligjshme në dokumentacionin e taksave të zotit Trump, i cili ka shfrytëzuar një mekanizëm të sistemit të taksave që përdoret shumë nga familjet e pasura në SHBA për të ruajtur pasuritë e tyre.

Gjatë debatit të tyre televiziv, kandidatja demokrate Hillary Clinton tha se zoti Trump nuk i bën publike deklaratat e taksave pasi aty tregohet se ai nuk ka paguar taksa federale. Donald Trump iu përgjigj gjatë debatit se kjo tregon se ai është i zgjuar.

Gazeta thotë se dokumentat e taksave dëshmojnë për përfitimet e jashtëzakonshme që mori zoti Trump pas keqmenaxhimit financiar në fillimin e viteve ’90-të të tre kazinove në Atlantic City, të biznesit të linjave ajrore, si dhe blerjen e “Plaza Hotel” në Manhattan.

Lexo edhe:

Shqiptari i dënuar për trafik kokaine rikthehet në Itali, arrestohet sërish nga policia

Tentuan të kalojnë kanalin për në Angli me gomone, mbyten 2 gra

Gazeta tha se dokumentat e taksave iu dërguan një gazetari të saj me postë nga Nju Jorku dhe përmbajnë vetëm tre faqe.

Dokumentat iu treguan Jack Mitnick, i cili pati menaxhuar për gati 30 vjet taksat e zotit Trump. Zoti Mitnick i tha gazetës së dokumentat duken të jenë autentike.

Gazeta ka njoftuar se një avokat i zotit Trump ka kërcënuar se do të marrë masa ligjore ndaj publikimit të të dhënave, pasi zoti Trump nuk e ka autorizuar këtë veprim. Ndërsa vetë zoti Trump shkruajti sot në Twitter se ai e njeh më mirë se çdo kandidat i mëparshëm për president legjislacionin e taksave dhe se ai është i vetmi që mundet ta ndreqë.

Gazeta gjithashtu saktëson se këto dokumenta që ajo mori me postë përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të deklaratave voluminoze të taksave që zoti Trump ka bërë që nga viti 1995./VOA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqiptari i dënuar për trafik kokaine rikthehet në Itali, arrestohet sërish nga policia

17:40 : 28/09/2025
BOTA

Tentuan të kalojnë kanalin për në Angli me gomone, mbyten 2 gra

17:27 : 28/09/2025
RAJONI

Kurti për pezullimin e Dialogut me SHBA-në: S’mund të bëj kompromise me sundimin e ligjit në veri

17:14 : 28/09/2025
SHOW BIZ

Varrimi i vëllait të Gjestit u shpërnda në rrjete sociale, Xheneta: Tregoni respekt

17:00 : 28/09/2025
BOTA

Trump: Armëpushimi në Gaza është afër, një “shans i artë” për paqe në Lindjen e Mesme

16:40 : 28/09/2025
AKTUALITET

DASH: Ligji i Investimeve Strategjike u bë për klientët e qeverisë, AIDA është e korruptuar

16:26 : 28/09/2025
Para

Rama-Thaçi: Të bëhemi shembull për rajonin

TË GJITHA

Shqiptari i dënuar për trafik kokaine rikthehet në Itali, arrestohet sërish nga policia

17:40 : 28/09/2025

Tentuan të kalojnë kanalin për në Angli me gomone, mbyten 2 gra

17:27 : 28/09/2025

Kurti për pezullimin e Dialogut me SHBA-në: S’mund të bëj kompromise me sundimin e ligjit në veri

17:14 : 28/09/2025

Varrimi i vëllait të Gjestit u shpërnda në rrjete sociale, Xheneta: Tregoni respekt

17:00 : 28/09/2025

Trump: Armëpushimi në Gaza është afër, një “shans i artë” për paqe në Lindjen e Mesme

16:40 : 28/09/2025

DASH: Ligji i Investimeve Strategjike u bë për klientët e qeverisë, AIDA është e korruptuar

16:26 : 28/09/2025

Sopranoja Eva Golemi u rrëzua në skenë, reagon TKOB: Nuk ka pasoja serioze 

16:08 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com