Adiola Lakra, 26-vjeçarja e arrestuar lidhur me vrasjen e Hekuran Billës, ka mohuar që të ketë lidhje me krimin. Ajo ka dalë sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, ndërsa nuk ka pranuar se është paguar për të futur Billën në kurth.
“Une kam qenë e lidhur me Sebastian Malin pasi jetoja në të njëjtin, pallat ku e ëma e tij kishte parkukerinë.
Jemi lidhur, por më pas jemi ndarë, fillimisht më ka bërë Billa ftesë në Instagram, kemi folur dhe jemi lidhur. Ne gjithmone takoheshim në të njëjtin vend pasi Hekurani nuk lëvizte”, mësohet të jetë shprehur 26-vjeçarja.
Gjykata vendosi për të masën e sigurisë arrest me burg, duke e çuar në tre numrin e personave që ndodhen në vendet e vuajtjes së dënimit pas vrasjes së 40 vjeçarit, që dyshohet se u ekzekutua për hakmarrje.
Ndërkohë avoktai i 26-vjeçares ka deklaruar se ajo po hetohet lidhur me rolin si ndihmëse, por prova e vetme që ka prokuroria janë deklaratat e Lakrës.
Dëshmia para grupit hetimor
Para grupit hetimor ajo nuk ka pranuar për asnjë arsye të ketë qenë e paguar nga Viktor Marku dhe Sebastian Mali, për të ndihmuar në èkzekutimin e 40-vjeçarit. Para grupit hetimor, Adiola Lakra ka rrëfyer edhe njohjen me Sebastian Malin.
Sipas saj, ata kanë jetuar në të njëjtin pallat, ndërsa pinte kafe në katin e parë. Nga aty ka filluar shoqërimi dhe frekuentimi me të, që është konkretizuar në një lidhje sentimentale. Lakra ka deklaruar se në pallatin ku jetonte kishte një biznes edhe e ëma e Malit, një parukeri.
Sa i përket njohjes me Hekuran Billën, ky i fundit i ka dërguar miqësi në Instagram dhe më pas ka filluar njohjen, pasi është ndarë me Malin. Billa dhe Lakra janë takuar gjithmonë në të njëjtin vend, pranë Komunës së Parisit pasi siç duket Billa ka patur frikë të lëviz në vende të tjera, për shkak konfliktit për hakmarrje.
Vetë 26-vjeçarja është shfaqur e relaksuar në Gjykatë, madje nuk kanë munguar as momentet e të qeshurave.
Ajo u arrestua nga policia me dyshimin se është bashkëpunëtore në vrasjen e 40 vjeçarit, krim i ndodhur te Komuna e Parisit në Tiranë.