• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Plani i Trump dhe përmendorja gjigante mes polemikash

21:36 : 27/06/2020
në BOTA

Planet e Presidentit Donald Trump për të nisur festimet e Ditës së Pavarësisë me një shfaqje madhështore në monumentin Mount Rushmore të Dakotës së Jugut kanë zemëruar amerikanët vendas, të cilët e shikojnë përmendoren gjigante si një përdhosje të tokës që u është vjedhur atyre me dhunë e që sot përdoret për të nderuar udhëheqës armiqësorë ndaj indigjenëve.

Disa grupe të drejtuara nga aktivistë indigjenë po planifikojnë protesta për vizitën e 3 korrikut të Presidentit Trump, pjesë e fushatës së tij të rihapjes së vendit, i cili po del nga një periudhë pandemie, papunësie dhe, së fundmi, trazirash sociale. Ngjarja është parashikuar të përfshijë avionë luftarakë që do të fluturojnë me zhurmë mbi monumentin 79-vjeçar prej guri në Black Hills të Dakotës së Jugut si dhe një shfaqje me fishekzjarre, e para në këtë objekt që nga viti 2009.

Planet për festime në Mount Rushmore vijnë ndërkaq në kushtet kur vendi po reflekton mbi problemin e racizmit dhe kur në të gjithë globin ka nisur një rishikim i simbolizmit të monumenteve. Shumë aktivistë indigjenë amerikanë thonë se memoriali në Mount Rushmore është po aq i neveritshëm sa edhe monumentet e shumta të Konfederatës që po rrëzohen në të gjithë vendin.

“Mount Rushmore është një simbol i epërsisë së të bardhëve, i racizmit strukturor që është akoma gjallë në shoqërinë e sotme”, thotë Nick Tilsen, anëtar i fisit indigjen Oglala Lakota dhe president i një organizate aktiviste vendëse të quajtur NDN Collective. “Është padrejtësi të vjedhësh në mënyrë aktive tokën e njerëzve indigjenë, pastaj të gdhendësh fytyrat e bardha të kolonizatorëve që kryenin gjenocid”, thotë ai.

Ndërsa disa aktivistë, si Tilsen, duan që monumenti të hiqet dhe mali Black Hills t’i kthehet fisit Lakota, të tjerët kanë kërkuar që përfitimet ekonomike që nxirren nga monumenti të ndahen mes të gjithëve.

Lexo edhe:

No Content Available

Presidenti Trump prej kohësh ka shfaqur magjepsjen e tij me monumentin Mount Rushmore. Siç tregon guvernatorja e Dakotës së Jugut, Kristi Noem, në një rast presidenti i tha asaj fare pa drojë se e kishte ëndërr që fytyrën e tij ta gdhendnin në monument. Më vonë, gjatë një aktiviteti fushate, ai tha me shaka se do të donte të renditej së bashku me presidentët George Washington, Thomas Jefferson, Theodore Roosevelt dhe Abraham Lincoln.

Republikania Noem ka kërkuar një rikthim të fishekzjarreve në prag të Ditës së Pavarësisë, ndërsa Presidenti Trump ka premtuar se do të vizitojë Dakotën e Jugut për festimet.

Disa ekspertë kanë ngritur shqetësimin se fishekzjarret mund të shkaktojnë zjarre, sidomos sepse në këtë zonë moti ka qenë tepër i thatë këtë vit. Zjarrfikësit thirrën të enjten ekipe nga dy shtete të tjera për të ndihmuar në shuarjen e flakëve që dogjën rreth 61 hektarë pyje 10 kilometra në jug të monumentit.

Të katër fytyrat, të gdhendura në mal me dinamit dhe pajisje të rënda dekada më parë, njihen si “një tempull i demokracisë”. Presidentët u zgjodhën nga skulptori Gutzon Borglum për rolin e tyre udhëheqës gjatë katër fazave të zhvillimit amerikan: Uashingtoni drejtoi krijimin e vendit; Jeffersoni nxiti zgjerimin e tij drejt perëndimit; Lincolni ruajti bashkimin e vendit dhe u dha lirinë skllevërve; Roosevelti i dha hov novacionit industrial./VOA

Etiketa: mes polemikashpërmendorja gjigantePlani i Trump

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Këto shenja Horoskopi nuk mbeten kurrë pa para

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com