• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

KLSH kallëzon në prokurori ish-kryebashkiakun/ Shkaktoi 77 milionë lek dëm ekonomik

16:59 : 27/06/2020
në POLITIKE

KLSH kallëzon në SPAK ish-kryetarin e bashkisë Finiq Leonidha Hristo dhe dy zyrtarë. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, ata i shkaktuan 77 mln lekë dëm shtetit me tenderat.

Leonidha Hristo u zgjodh kryetar i bashkisë së Finiqit në vitin 2015 si përfaqësues i Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, MEGA, me 52.87% të votave. Ndërkohë në votimet e 30 qershorit, garoi si i pavarur. Leonidha Hristo humbi përballë Kristo Kiços, që vitin e kaluar, nën logon e MEGA-s, u zgjodh kryebashkiaku i ri i Finiqit. Një vit më parë, para kandidimit për kryebashkiak, “Birn” i vlerësoi me “flamuj të kuq” disa deklarime të pasurisë nga Hristo.

KLSH bën me dije se përveç Hristos, ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme dhe F.P. me detyrë ish-Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve në Bashkinë Finiq, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe Kryetarit të Njësisë së Hartimit të Dokumenteve të Tenderit dhe L.K. me detyrë ish-Përgjegjës i Sektorit Juridik, në cilësinë e Kryetarit dhe anëtarit të NJHDT.

Të tre akuzohen për veprat penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike”, “Falsifikim i dokumenteve”dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”.

Lexo edhe:

No Content Available

Auditimi

Auditimi që zbuloi abuzimin i përket periudhës nga viti 2017 deri në vitin 2019.

Gjatë auditimit, u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimi, vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarte vlerësimi,përdorimit të sistemit SEP nga anëtarët e NJHDT dhe KVO, administrimit të dokumentacionit fizik ,etj.

KLSH sqaron se:

Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimi, vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarte vlerësimi,përdorimit të sistemit SEP nga anëtarët e NJHDT dhe KVO, administrimit të dokumentacionit fizik etj.

Për 12 (dymbëdhjetë) procedura prokurimi ku është konstatuarvendosje e kritereve jo në përputhje me objektin e prokuruar dhe zërat e preventivit të objektit, duke ulur numrin e pjesëmarrësve në procedura.

Për 14 (katërmbëdhjetë)procedura të prokurimit për kualifikikim dhe shpalljen fitues pa të drejtë tëoperatorë ekonomik të cilët nuk plotësojnë kriteret e vendosura në DST, duke mos garantuar kryerjen me cilësi e sukses të kontratës, me pasojë përdorim të fondeve publike për investime, pa ekonomicitet, efiçencë dhe efektivitet në vlerën totale 136,713,771 lekë,në kundërshtim me kërkesat ligjore si dhe në shkelje të parimit të barazisë para ligjit.

Për të gjitha procedurat e prokurimit është konstatuar se OE apo BOE pjesëmarrëse kanë qenë në kushtet e mos plotësimit të dispozitave ligjore të LPP, pasi nuk plotësojnë disa nga kriteret e DST dhe në kushtet kur nuk ka pasur operator të tjerë pjesëmarrës në garë, KVO duhet të anulonte procedurën/at dhe zhvillonte procedurë të re, duke analizuar shkaqet e dështimit të procedurës dhe përmirësuar kriteret e vendosura të cilat kanë çuar në mospjesëmarrjen e OE.

Vlerësimi jo i drejtë i operatorëve pjesëmarrës në garë, ka sjellë për pasojë veprime në paligjshmëri të përdorimit të fondeve për vlerën prej 136,713,771 lekë

Për 15 (pesëmbëdhjetë) procedurat të prokurimit për të cilat është konstatuar kualifikim dhe shpallje fitues të Operatorëve Ekonomik (OE) apo Bashkimit të Operatorëve Ekonomik (BOE) të cilët nuk plotësojnë kriteret për kualifikim apo në kushte të njëjta me OE/BOE e tjerë të skualifikuar,veprime të cilat kanë çuar në paligjshmëri të fondeve të prokuruar me efekt negativ në buxhetin e bashkisë për vlerën 41,773,524 lekë.

Secili vendim i KVO për të shpallur fitues OE apo BOE nuk është i drejtë dhe OE/BOE duhej të ishte s’kualifikuar dhe Titullari i AK duhet të kishte anuluar secilën procedurë për të rishpallur një procedurë të re prokurimi, veprime me pasojë shkelje të barazisë në tendera.

Veprime në kundërshtim e mospërputhje me nenin 1, pika 1, 2/a/b/c/ç/dh, nenin 2, 24, 33, nenin 46/1 1; nenin 53/3, 5, të ligjit nr. 9643 “Për prokurimin publik”, datë 20.11.2006, i ndryshuar, nenin 36 “Procedura me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, nenin 56, 61 dhe 77të VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar me VKM nr. 797, datë 29.12.2017.

Etiketa: klsh boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para
Foto: Postim Instagrami

"Dasma më e madhe n'shqiptari", Enca zbulon planet e dasmës dhe listën e të ftuarve (Video)

TË GJITHA

Korreshi në Komisionin e Ligjeve: Nëpunësit civilë me teserë partie, demokratët të përjashtuar

12:02 : 20/10/2025

Lezhë/ Kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, dënohet me 12 vite burg Simon Gjoka

11:43 : 20/10/2025

Luftëanija më e avancuar në botë mbërrin në Mesdhe, SHBA: Të gatshëm të mbrojmë aleatët

11:36 : 20/10/2025

“Bashkëpunëtor me bandën e Elbasanit”, Berisha nga SPAK: Dosjes i janë hequr fashikujt ku flitet për Taulant Ballën

11:27 : 20/10/2025

I shpallur në kërkim nga autoritetet norvegjeze, arrestohet në Morinë 35-vjeçari nga Kosova

11:26 : 20/10/2025

Zelensky i gatshëm të takohet me Trumpin dhe Putinin në Budapest

11:23 : 20/10/2025

Shkoi si turist, 18-vjeçari shqiptar kapet duke trafikuar kokainë në Itali

11:19 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com