Moderatori i emisionit “Kapital”, Aleksandër Furxhi dyshohet se është infektuar me koronavirus.
Newsbomb.al raporton se bashkëshorti i ish-ministres së Partisë Socialiste, Mirela Kumbaro, Furxhi ka pasur temperaturë të lartë dhe ka shfaqur shenja të dukshme të Covid-19.
Deri më tani ende nuk ka një njoftim zyrtar apo konfirmim nga vetë moderatori.
Emisioni i Aleksandër Furxhi transmetohet çdo të premte në mbrëmje në “Vizion Plus”, por ditën e sotme jo.
Pas këtij dyshimi, punonjësit e këtij televizioni janë në alarm, pasi Furxhi ka patur kontakte të shumta.