Aktori i madh Robert Ndrenika i është bashkuar qindra protestuesve të mbledhur bashkë sot para Kryeministrisë kundër ligjit të importit të mbetjeve.
Ai është fotografuar teksa ka qenë përkrah protestyesve në marshin drejt godinës qeveritare. “Jam këtu si gjithë të tjerët, për një kauzë që na shqetëson të gjithëve…”¬ është shprehur ai për revistën “Bordo”. Kujtojmë që së fundi aktori i madh shqiptar u përfshi në një debat me ministren e Kulturës, Kumbaro sa i takon shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.