• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Amnistia fiskale, PD: Ndihmon të inkriminuarit të pastrojnë pasuri të paligjshme

15:10 : 13/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha se ligji për amnistinë fiskale ka për qëllim të ndihmojë të inkriminuarit, të pastrojnë pasuritë e tyre të paligjshme.

Sipas Tabakut, për të lehtësuar pastrimin e parave qeveria ka vendosur për përfituesit nga amnistia taksa më të ulëta se ato që paguajnë qytetarët e bizneset çdo ditë.

“Këmbëngulja e qeverisë për Amnistinë Fiskale, ndërsa vendi është futur në spiralen e një krize që do ta çojë vendin në një rënie ekonomike sa 9% e PBB-së, tregon se prioriteti i Edi Ramës nuk është  shërbimi për qytetarët, por pasurimi i oligarkëve pastrimi i parave të pista, siç ka bërë gjithmonë në këto 7 vjet.

Ligji në fjalë është ideuar jo për t’i shërbyen shqiptarëve që kanë emigruar dhe u duhet të deklarojnë pasurinë. Jo! Synimi parësor i ligjit është që të ndihmojë të inkriminuarit dhe organizatat kriminale që të pastrojnë pasuritë dhe paratë e tyre në mënyrë të paligjshme.

Së dyti, ligji në fjalë është tentativa e radhës për ta shndërruar Shqipërinë në Panamanë e Europës dhe Ballkanit. Në nenin 5 pika 1 ligji evidenton se përfitues të këtij ligji janë edhe individë “rezidentë tatimorë në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht shtetësisë së tyre”.

Lexo edhe:

EMRI/ Vrau të dashurën dhe nënën e saj, ngelet në burgim të përjetshëm ish-agjenti i SHISH

Sa gjatë mund të durojë një person pa ushqim? Ja çfarë i ndodh trupit tonë ditë pas dite

Pra, me pak fjalë, nëse në Shqipëri është rezident një individ, i cili nuk deklaron pasurinë e tij në një shtet të BE-së apo SHBA-së, ky qytetar përfiton nga kjo amnisti dhe, gjithashtu, mund t’i shpëtojë hetimit të kësaj pasurie nga qeveria shqiptare. Kjo në fakt është një tentativë e radhës e qeverisë Rama e cila disa muaj më parë iu drejtua Londrës në një konferencë për të shitur pasaportën shqiptare tek kushdo i ashtuquajtur “investitor” i huaj.

Pikërisht, këto dy grupe do të përfitojnë nga kjo amnisti totale, duke shpëtuar edhe nga hetimi për burimin e pasurisë. Draftligji parashikon jo vetëm ruajtjen e konfidencialitetit, por edhe mos hetim për ato individë të huaj apo vendas që do të përfitojë nga amnistia.

Për të lehtësuar pastrimin e parave të pista, qeveria ka vendosur pagesën e një takse të ulët, që shkon 5% deri maksimalisht 10% e vlerës së deklaruar. Ndërkohë qeveria e Edi Ramës detyron qytetarët e vendit, përgjithësisht shtresën e mesme dhe biznesin e ndershëm të paguajë taksa deri në 23%.

Nuk ka asnjë arsye financiare që një vend ku bankat kanë likuiditet të lartë, ku kreditë nuk po jepen jo si pasojë e mungesës së likuiditetit nga bankat, por si pasojë e krizës së besimit në ekonomi, shteti dhe qeveria të paraqesë një amnisti fiskale dhe penale.

Ky ligj është i dëmshëm për ekonominë, është nxitës për paranë e krimit dhe të korrupsionit.

Qeveria e ka lidhur amnistinë edhe  me ligjin e kriptomonedhave, që konsiderohen si një tjetër rrezik i lartë për pastrimin e parave.

Me një buxhet të lodhur, të vjedhur, të korruptuar, me dështim në çdo fushë te ekonominë, me informalitet të lartë si rezultatet i rritjes së taksave e favorizimit, duan të sjellin të ardhura që vetë i kanë vjedhur. Duan të zhdukin punën e ndershme të qindra mijëra shqiptarëve dhe të mbështesin dhe një herë ato dy kategori që kanë mbështetur në këto 7 vite, kriminelët dhe oligarkët.

Me pak fjalë, Edi Rama po e kthen Shqipërinë në Panamanë e Ballkanit. Vendi jonë do të shikohet si lavatriçja më e madhe e parave të pista në Ballkan dhe Europë.

Do të kthehet në regjistrin kontabël të të inkriminuarve që do të hiqen si investitorë, të mafiozëve që do të hiqen si biznesmenë.

Ky është vizioni për Shqipërinë 2030 që kryeministri në ikje ka për vendin. Një çmenduri që nuk duhet lejuar në asnjë moment dhe luftuar pa asnjë kompromis. Një akt që bie në kundërshtim me çdo parim dhe me interesin kombëtar. Shqipëria ka nevojë të promovojë punën e ndershme, jo paratë e pista”, deklaroi Tabaku.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Vrau të dashurën dhe nënën e saj, ngelet në burgim të përjetshëm ish-agjenti i SHISH

22:54 : 14/07/2025
SHENDETI

Sa gjatë mund të durojë një person pa ushqim? Ja çfarë i ndodh trupit tonë ditë pas dite

22:52 : 14/07/2025
SPORT

Eurobasket vajza, Shqipëria U16 merr medaljen e bronzit

22:47 : 14/07/2025
AKTUALITET

“Bëj rrobat gati të vish në fshat”/ Zbardhet debati me babain i 17-vjeçares që tentoi vetëvrasjen

22:40 : 14/07/2025
BOTA

SHBA/ Roboti i fuqizuar nga AI kryen një ndërhyrje kirurgjikale pa ndihmën e njeriut

22:28 : 14/07/2025
AKTUALITET

Zjarr në kodrën e Selitës, flakët përhapen në një sipërfaqe të madhe (VIDEO)

22:26 : 14/07/2025
Para

Denoncimi ‘bombë’/ Ja si ambasada vjedh emigrantët shqiptarë në Greqi (Foto)

TË GJITHA

EMRI/ Vrau të dashurën dhe nënën e saj, ngelet në burgim të përjetshëm ish-agjenti i SHISH

22:54 : 14/07/2025

Sa gjatë mund të durojë një person pa ushqim? Ja çfarë i ndodh trupit tonë ditë pas dite

22:52 : 14/07/2025

Eurobasket vajza, Shqipëria U16 merr medaljen e bronzit

22:47 : 14/07/2025

“Bëj rrobat gati të vish në fshat”/ Zbardhet debati me babain i 17-vjeçares që tentoi vetëvrasjen

22:40 : 14/07/2025

SHBA/ Roboti i fuqizuar nga AI kryen një ndërhyrje kirurgjikale pa ndihmën e njeriut

22:28 : 14/07/2025

Zjarr në kodrën e Selitës, flakët përhapen në një sipërfaqe të madhe (VIDEO)

22:26 : 14/07/2025

Zbulohet hepatiti A në fruta të ngrira të malit nga Serbia

22:25 : 14/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com