Aktori dhe modratori i njohur shqiptar, Agron Llakaj, i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ”A.Krasta ShoW” në SYRI TV, ka hedhur dritë mbi shumë pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e tij profesionale.
Kohëve të fundit ai është përfolur shumë për një rikthim në Top Channel, më saktë në Portokalli, por vetë Goni është shprehur kategorik në lidhje me këtë çëshjte, kur u pyet nga moderatori i njohur, Adi Krasta.
“Nuk ekziston asgje konkrete, asgjë reale. Madje ka shumë gjëra që i kam në mendje, për të cilat ndonjëherë unë vras mendjen. Dhe them mbase e lexoj në ndonjë portal, që ma ka lexuar mendjen se çfarë dua të them. Pra nuk është asnjë gjë konkrete, asnjë gjë reale.
Nëse do të flasim për ‘Vizion Plus’-in, shqetësimi im i vetëm artistikë, është se jam në një rrëugëtim të gjatë, është viti i tetë, në të cilin unë jam gjithmonë i pa kompromis me veten, jam njeri që nuk parapëlqej shumë atë që kam arritur, por kërkoj gjithnjë më shumë. Kjo është betej më veten, jo me të tjerët.
Nëse do të kem gjysmë gjëje do ta them, por di të them që në ‘Vizion’ kam përkrahjen dhe mbështjen absolute të të gjithë drejtuesve të lartë. E thënë shkurt dhe shkoqur, unë jam zot i punës dhe i fatit tim. Kam hyrë në një televizion, nuk më ka thënë kush ‘Çfarë të bësh?’, por më kanë thënë ‘urdhro bëje’.
Të gjitha këto të tjerat janë thashethemnaja. Nuk është hera e parë, unë kam pasur oferta edhe para dy vjetësh nga Top Channel. Natyrisht që unë nuk e kam ndjenjën e mirënjohjes, si për shembull, ‘unë i detyrohem Ad Krastës dhe për hir të kësaj…’ Jo, unë shikoj nëse Ad Krasta e vlerëson profesionalisht Agronin, jo në konceptin e mirënjohjes njerëzore. Për sa i përket mirënjophjes profesionale, unë i jam mirënjohës këtij televizioni. Në dëshirat e mia artistike, dua që të jem shumë më lart”, përfundon rrëfimin e tij Agron Llakaj.