Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo i ka drejtuar një apel qytetarëve që të vijojnë të respektojnë rregullat, pasi koronavirusi do të jetë me ne i pranishëm edhe për shumë kohë.
Sipas tij, tre aleatët e mëdhenj për përballimin e çdo sëmundjeve, dielli, ajri e uji, janë me shumicë në vendin tonë, ndaj jeta duhet gëzuar çdo çast, por duhet bërë kujdes me sjelljen.
Në një postim në rrjetet sociale, Kalo kujton 4 rregullat që respektuan japonezët, duke e kaluar pandeminë shumë më lehtë se vende të ngjashme me të.
Mesazhi i Tritan Kalo
“Carpe diem”….. Gëzoju jetës për çdo ditë sepse Natyra na ka dhënë me shumë zemërgjërësi Diellin, Ujin dhe Ajrin, këta tre aleatë besnikë të gjithkujt për përballimin e çdo sëmundje…..
Që JETËT tona të jenë sa më të shëndetëshme, KURRË mos të harojmë se rreziku potencial i infeksioneve stinorë, përfshirë këtu edhe Sars-Coc2/Covid-19, është ende si dhe do të jetë i pranishëm për shumë kohë…..
Kryeministri i Japonisë është shprehur se 4 (katër) mënyra të të sjellurit të këtij populli ndikuan dhe po ndikojnë edhe pse kanë në përqindje një numër shumë të madh të moshuarish, që numuri i të sëmurëve dhe i vdekjeve të jenë minimale në raport, me shumë vënde socio-ekonomikisht të ngjashme me të përfshirë edhe fqiun tonë Italinë: 1- mos dhënia e dorës e mos përqafimi, 2- higjena maksimale personale dhe ajo kolektive, 3- tradita e mbajtjes së maskave në periudha infeksionesh aerogene dhe në ato mjedise ku ka grumbullime njerëzish, si dhe 4- heqja e këpucëve sapo hymë në shtëpitë tona….
NE 7 MILIONË ARBËRORËT e Ballkanit, që “jemi disi pak japonezë në mënyrën tona të të sjellurit”, A E KEMI vallë kaq të vështirë të ruajmë jetët tona, DUKE ndryshuar disi mënyrat e të sjellurit apo mendojmë se jemi të tepërt mbi këtë Planet???….
Ju respektojmë dhe ju duam shumë, POR edhe JU përpiquni të mos e vështirësoni jetën tuaj, si dhe të na shtoni njëkohësisht edhe ne MANTELBARDHËVE si dhe personelit tjetër mjeksor barrën e punëve tona….Me mirëkuptim, me mirëbesim, me vetndërgjegjësim të vazhdueshëm NE po ja dalim dhe to ja dalim me siguri mbanë në përballjen tonë me sfidën e vitit 2020, Sars-Cov2/Covid-19 dhe jo vetëm….DITË sa më të MBARË Bashkëatdhetarë!!!