Deputeti Eduard Ndocaj ka përgënjeshtruar lajmin se është dhunuar nga dy persona në Prizren. Ai thotë madje se është si kokrra e mollës.
“Përgënjeshtrojmë një lajm që po qarkullon në media sikur deputeti Ndocaj është dhunuar rëndë fizikisht ne Kosove.
Deputeti Ndocaj është si kokrra e mollës e nuk ka asnjë lloj shenjë dhune.
Këtë e konsiderojmë si sulme të radhës me prapavije politike”, thuhet në reagimin e stafit të Ndocajt.