Sulmuesi i Atlético Madridit, Diego Costa, është shpallur fajtor nga Prokuroria e Madridit pasi u akuzua për mospagim të taksave në vlerën e 1 milionë eurove.
Sulmuesi spanjollo-brazilian është dënuar me gjashtë muaj burg. Por duke marrë parasysh që sipas ligjit spanjoll dënimet nën dy vjet për krimet jo të dhunshme lejohet të shlyhen me gjobë, sulmuesi për të shmangur burgun, ka arritur një akord me Prokurorinë teksa do të paguajë një gjobë prej 36 mijë eurosh.
Gjithashtu, Diego Costa duhet të paguajë një gjobë prej 1 milionë euro për shumën e mashtrimit.