• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Blendi Kajsiu: Rama, një injorant i kapur nga krimi

13:06 : 27/09/2016
në BOLD BLOG

Analisti Blendi Kajsiu, një nga drejtuesit e Aleancës Kundër Importit të Plehrave, në një shkrim kritik mbi rikthimin e importit të plehrave, e portretizon kryeministrin Edi Rama mes një injoranti dhe një mashtruesi ordiner të kapur nga krimi. 

 

Kryeministri ynë i paditur

Nga Blendi Kajsiu

“Nuk dua të besoj se kalimi i ligjit të plehrave nga Kryeministri Rama është produkt i kapjes së tij nga mafia e plehrave. Nuk dua të besoj gjithashtu që Rama është një mashtrues ordiner, që e përdori ligjin e plehrave thjesht për të ardhur në pushtet. Ndaj i vetmi justifikim që më mbetet për të kuptuar Kryeministrin tonë është injoranca, ose e thënë shqip, padituria. Me sa duket, Rama nuk dinte se ç’po bënte kur iu kundërvu ligjit të plehrave në opozitë dhe tashmë që erdhi në pushtet, e kuptoi gabimin që kishte bërë nga padituria. Nuk është hera e parë që Rama tregon padituri, ose e thënë ndryshe, injorancë.

Lexo edhe:

PSG arrin akordin me portierin e Lille, vihet në pikëpyetje e ardhmja e Donnarummas

Radhë kilometrike kamionësh në aksin Bardhoc–Vermicë

Fillimisht iu sul hajduti Ilir Meta. Madje nxorri edhe njerëz në shesh që u vranë duke protestuar kundër korrupsionit metist. Më pas e kuptoi që e kish sulmuar Metën kot dhe bëri aleancë me të për të ripjellur Shqipërinë pa korrupsion. Dhe nuk është se Rama mashtroi shqiptarët. Thjesht ai nuk e dinte se Meta ishte i ndershëm. Pra kish qenë i paditur, ose injorant.

Më pas Kryeministri Rama e mbushi Kuvendin me kriminelë, drogaxhi, tutorë dhe gjithfarë të fortësh që i njihte e gjithë Shqipëria. Kur këtyre iu dolën të palarat në shesh, Rama na tha se nuk dinte gjë, sepse ata certifikatat e pafajësisë i kishin të rregullta. Me fjalë të tjera, Rama na tha se i kishte zgjedhur kandidatët e tij për deputet në padijeni ose injorancë të plotë.

Tani Kryeministri Rama na thotë se ligji i plehrave do na sjellë zhvillim dhe pastërti, duke injoruar argumentat e shoqërisë civile dhe të Aleancës Kundër Importit të Plehrave (AKIP), se në një shtet me institucione të dobëta dhe krim të organizuar ndërkombëtar, ligji i plehrave është një bombë me sahat. Në kushtet aktuale ky ligj krijon mundësinë e bizneseve të pista dhe fitimprurëse që nën moton e riciklimit të sjellin mbetje të rrezikshme në territorin tonë.

Aq më tepër sot, kur krimi i organizuar dhe droga në Shqipëri po lulëzojnë. Fatkeqësisht Kryeministri Rama nuk është në dijeni të këtij fakti. Ai mendon se krimi i organizuar dhe trafiku i drogës është në rënie dhe se aleanca e tij me Metën ka reduktuar ndjeshëm korrupsionin. Përndryshe nuk ka si të shpjegohet përse beson se shteti shqiptar është në gjendje të kontrollojë importin e plehrave.

Një tjetër shembull që Rama nuk e ka idenë se çfarë po ndodh në Shqipëri. Është thjesht injorant, ose i paditur, përndryshe na duhet të pranojmë që është mashtrues ose i kapur nga krimi. Problemi është se nëse pranojmë që kemi një kryeministër injorant, se nuk kemi zgjidhje tjetër, atëherë si mund t’i besojmë se ligji i plehrave do na sjellë gjithë ato të mira që na thotë Rama? Nga e di Kryeministri ynë kaq i paditur se çfarë efektesh do të ketë ligji i plehrave? Aq më tepër kur ai nuk di se çfarë po ndodh në Shqipëri. Është i vetmi person që mendon se Meta nuk është hajdut dhe se në Shqipëri ka rënë korrupsioni e krimi. Se po të mendonte ndryshe, as nuk do qeveriste me Metën dhe as nuk do miratonte ligjin e plehrave. /Panorama

Lajme të lidhura

SPORT

PSG arrin akordin me portierin e Lille, vihet në pikëpyetje e ardhmja e Donnarummas

20:47 : 28/07/2025
AKTUALITET

Radhë kilometrike kamionësh në aksin Bardhoc–Vermicë

20:41 : 28/07/2025
AKTUALITET

Aksidentohet i riu me skuter elektrik në Lungomare, pëson fraktura të shumta

20:28 : 28/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Plagosja në Vlorë, ja kush është i riu që u qëllua me thikë nga 24-vjeçari

20:25 : 28/07/2025
SPORT

FIFA akuzon sindikatën e lojtarëve për shantazh dhe mashtrim

20:24 : 28/07/2025
BOTA

BE-ja propozon që Izraelit t’i pezullohet qasja në fonde për shkak të luftës në Gazë

20:19 : 28/07/2025
Para

Ben Blushi: Ja e vërteta e firmës sime për impiantin e plehrave!

TË GJITHA

PSG arrin akordin me portierin e Lille, vihet në pikëpyetje e ardhmja e Donnarummas

20:47 : 28/07/2025

Radhë kilometrike kamionësh në aksin Bardhoc–Vermicë

20:41 : 28/07/2025

Aksidentohet i riu me skuter elektrik në Lungomare, pëson fraktura të shumta

20:28 : 28/07/2025

EMRAT/ Plagosja në Vlorë, ja kush është i riu që u qëllua me thikë nga 24-vjeçari

20:25 : 28/07/2025

FIFA akuzon sindikatën e lojtarëve për shantazh dhe mashtrim

20:24 : 28/07/2025

BE-ja propozon që Izraelit t’i pezullohet qasja në fonde për shkak të luftës në Gazë

20:19 : 28/07/2025

Dinamo arkëton shifra rekord, zbulohen detajet e shitjes së Itodo Mandelës

20:06 : 28/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com